Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Linux Ubuntu komanda fsck
Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistem...
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...

Teknologjia e Dizinformimit | IT apo DT? 0-day exploit

Posted By: arditi on 20-06-2009 in IT, Lajme, i'm a cool Nerd - Comments: No Comments »

Teknologjia e Informacionit.

Dihet qe sot fuqia reale eshte informacioni, ashtu siç ka qene dhe shum kohe me perpra , ne baze te informacioneve qe disponon dikush mund te kete perparesi ndaj dikujt tjeter vetem ne baze te ketyre informacioneve.
Pikerisht keto informata bene qe te perparonte shkenca e gjithashtu ne baze te perparimit te njohurive sot po jetojm ne epoken informatike.
Sot informacioni qarkullon shume me shpejt se atehere ne baze te internetit, telekomunikacionit, e mjeteve te shumta qe disponojm sot.
Mire, po ju kursej veshtrimet historike  mbi IT-n dhe evolimin e saj dhe po kalojm menjehere aty ku na intereson.
Thame me siper qe ai individ qe posedon informacion eshte me i fuqishem se sa nje individ qe nuk e posedon ate informacion, marrim rastin ne jeten tone te perditshme psh, 2 persona qe kerkojn pune, njeri duke u rropatur e duke kontaktuar 1 nga 1 shoqerite e duke dorezuar kurrikulume kurse tjetri duke shkuar ne nje shoqeri punesimi dhe duke lene kurrikulumin dhe profilin qe kerkon per tu punesuar.
Ne kete rast i dyti eshte me ne avantazh sepse kurrikulumi i tij do te qarkulloj ne me shume duar dhe shansi per te zen nje vend pune eshte me i madh.
Meqenese ‘elita’ (ata qe udheheqin) e di qe Information == Power atehere u lindi nje problem shume i rendesishem i koheve moderne.
Nese popullsia (masa) informohet realisht per realitetin e sendeve, produkteve, menyres se jeteses, mirqenies sociale, ekonomike dhe shpirterore atehere me siguri ata nuk do te pranonin :

  1. Shtet qe u shet helm (duhanin) duke u shkruajtur siper qe “duhani vret” sepse eshte shkencerisht e provuar qe njeriu eshte me i priur ndaj diçkaje qe i eshte ndaluar, pra interesi ndaj asaj eshte me i madh.
  2. Shtet qe u thote qe nese do te rrethojn vetem me materiale, sa me shume pare do te jene me te lumtur e me kete i kthen ne skllever te vertet te mesjetes pasi njeriu e vendos si qellim kryesor te jetes se tij shtimin e pasurive materiale hera-heres duke flijuar dhe gjerat me te dashura biles edhe veten e vet dhe harron qe sa me shume te kete, aq me shume do te deshiroj dhe se i shitet sapuni (mireqenia ekonomike) per djath (mireqenie shpirterore).
  3. Faktin qe dikush eshte duke i mashtruar vazhdimisht, duke u ven “parrulla”, “rreklama”, “lajme sensacionale”, me nje fjal INFORMACIONE me ane te se cilave kjo mas shnderrohet ne nje tuf bagetish e cila shkon nga e çon bariu pa menduar 2 here.

Atehere kur perhapjen e informacionit nuk mund ta bllokojn siç u perpoq kisha ne vitet 1500-1600 me vrasjet e shkencetareve ç’fare u mbetet te bejn ?

Teknologjia e Dizinformacionit.

Kjo realisht eshte teknologjia me e zhvilluar e koheve te sotme, dhe ne baze te rregullit ‘Informacioni eshte FUQI’ duke mos pasur mundesi per te bllokuar rrjedhjen e informatave atehere zgjidhja ishte shume efikase. DIZINFORMIMI.

Parimi i Dizinformimit.
Parimi i dizinformimit eshte shume i thjesht , ne thelb ai duhet te krijoj stade mendore dhe psiqike tek njerezit hera-heres edhe duke kontrolluar ndjenjat e tyre duke shkaktuar dashuri per diçka (edhe pse ajo ne realitet mund te jete e demshme) dhe urrejtje per diçka (edhe pse ne realitet ajo mund te jete e dobishme).
Pra thelbi i dizinformimit eshte qe te krijoj tek mendjet e njerezve perkufizime per dukuri te ndryshme shoqerore dhe automatikisht e çon masen te mbaj nje krah apo nje tjeter.
Ne ndryshim nga teknikat e vjetra per te suportuar doktrina te ndryshem, dizinformimi eshte shume me efikas dhe i fuqishem pasi e  manipulon audiencen ne nivelin racional duke bere me kete qe edhe gjera qe jane shume racionale dhe te logjikshme te kthehen ne tabu dhe e njejta audience u kthehet kunder duke i sulmuar me gjithe fuqine e tyre edhe pse ato mund te jene ne favor te tyre.

Shembuj te fatkeqsive qe ka sjelle dizinformimi.

  • Vdekjen e mijera personave duke e justifikuar me fraza se ata jane terrorista, kane bomb atomike, kerkojn shkaterrimin e botes, jane barbar, e te tjera si keto duke fshehur ne te njejten kohe vrasjen e grave dhe femijeve, perdhunimet dhe perversitetet e shumta.
  • Mendimin e perbashket tek njerezit se amerika ka fituar luften ne vjetnam dhe amerika = ha mer dhe ik.
  • Fatkeqsit tek njerezit me ngjyre ne kohen e Martin Luter Kingut ku ‘elita’ qe kerkonte skllever u mbushte mendjen mases se njerezit me ngjyre jane kafshe, nuk kane te drejten e fjales dhe jane vetem per te sherbyer dhe per tu shfrytezuar.
  • UFO-t e famshem qe duan te zbresin vetem ne amerik, dhe rusi dhe kjo vetem ne kohe kur kishte ndonje skandal ekonomik apo politik :S, mos me thoni qe ishte per te zhvendosur vemendjen e mases nga skandali :P
  • Dizinformimet ne shqiperine komuniste qe ata jashte jane ne krize dhe nuk kane ç’fare te han e te tjera si keto, per me shume info shih: http://www.disinfo.com/content/

Shembujt Modern te Dizinformimit.

  • Me i madhi eshte siç e cekem me siper, pra sa me shume pare te kesh aq me shume do jesh i lumtur dhe po e zem sikur behesh aq i pasur, dihet qe do kerkosh me shume, do jesh i preokupuar ne shtimin e tyre dhe do shqetesohesh nga pakesimi i kesaj pasurie per te mos then pastaj qe 73% e resorseve te tokes konsumohen nga vetem 15% e popullates se saj, dhe kjo gjendet shumica ne amerik, angli, europ.E çuditshme se si egziston sot uria ne bot apo jo?
    Ku duan te dalin me kete?, Nese popullsia eshte e gjitha e bashkuar dhe  shkon ne nje drejtim atehere eshte me thjesht e kontrollueshme e ne kete menyre njerezit nuk jane me te lumtur por behen me mizerabel pasi kjo lloj perkatesie i ben qe  te zhvishen nga vlerat njerezore. Si? se beson? Sa raste kemi degjuar qe njerezit genjejn per te fituar qofte dhe nje opionion te mire , le me per lek, sa raste dim qe te kene ndodhur krime per  hir te atyre lekeve, sa raste dime qe kane ndodhur raste te turpshme e rasti i fundit ishte dhe ai i  ish ministrit te KULTURES i cili ne saje te postit mire qe hante si derr, po donte dhe te **** si derr.
  • Thenia se njeriu vjen nga majmuni, vazhdon akoma tek disa individ dhe kjo thenie qe synon zhveshien e njeriut nga ndjenjat, apo perjetimet shpirterore dhe kthyerjen e tij ne nje kafsh dhe edhe kjo “çuditerisht” u perkrah shume nga Karl Marksi, lol mos mbase ngaqe ishte komunizem dhe ne komunizem robi edhe kur çohej ne mengjes duhet te thoshte rroft enveri? [tashme po themi eshte bere me shume nje propagand se sa dizinformim]
  • Rreklamat, qe vijn me parrulla si “shijoje jeten”, “pasioni i jetes”,”ndjeje kenaqesine”, e te gjitha keto duke pire nje shishe wiski?
    LOL, po une mund te jem dhe injorant po kur e pi nuk di se ç’fare thua, vjell, djersitesh, vjen ere e keqe, le nam ne mes te shoqeris, dukesh si penevreket e gjyshes te hedhur per tu lar.
    A kjo eshte pasioni i jetes?, “Kenaqesia?”
  • Dizinformimi politik, kjo hyn me shume tek propaganda po shume fenomene qe ndodhin ne jeten e perditshme, ashtu si dhe shume perkufizime qe u jepen gjerave jane si pasoj e rrymave politike qe te gjitha bashk pa asnje lloj perjashtimi mendojn vetem per veten dhe jane te gjitha bashk pa asnje lloj perjashtimi ne dem te mases.
  • Nje rast tjeter i dizinformimit qe me vjen ne kete moment eshte modelet qe u vihen perpara adoleshenteve te cilat perpiqen te jene si ato duke kujtuar se nese jane si ato do te jene “COOL” pa e pare se ç’fare i ndodh ne spital nje anoreksikeje.

Mund te vazhdoj me shume pika te tjera, por per mos tu lodhur as gishtat e mi e as syte tuaj po e permbledh qe shumica e informacioneve qe degjojm , shohim, na tregojne, apo qe na vijn jane fals dhe synojn ne INJORANTIZIMIN tone dhe kthimin e njeriut ne BEEEEEEEEEEEEEEE, MUUUUUUUUUUUU, apo MAJMUN (e ka thene dhe darvini apo jo).
I vura emrin DT (disinformation technology) pasi tashme eshte kthyer ne nje Teknologji qe ska te share, ne perfundim e gjith kjo fryme dizinformimi pershkruhet nga:
“Kur bagetis nuk i qellon dot me shkop per ta futur ne vath, atehere do e ndjellesh me diçka e keshtu do e mjelesh pa prolbem ;)

Ja 2 video qe tregojn pak a shum realitetin e dizinformimit, dhe kjo eshte vetem nje nga anet e Dizinformimit

Tags: ,

Leave a Reply