Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...
Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D
Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows. Fillojm, Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne: Fedora : yum install virtualbox-ose Debian : apt-get virtualbox-ose Slackware : installp...

Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D

Posted By: arditi on 23-01-2010 in IT, Linux, Mini Tutoriale Shqiptare, Niveli Mesatar - Comments: 3 Comments »

Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows.
Fillojm,
Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne:
Fedora : yum install virtualbox-ose
Debian : apt-get virtualbox-ose
Slackware : installpkg virtualbox-ose
openSuSE : yast2 –install virtualbox-ose
archlinux : pacman -S virtualbox-ose
E keshtu me radhe.
Mbasi  e instalojm, startojm virtualbox dhe mbasi regjistrohemi klikojm tek New , pastaj Next  dhe fusim emrin psh: Windows dhe Vazhdojm klikojm gjithmon NExt NeXt nExT deri sa te startoj ne ekran, mbas kesaj kemi 2 mundesi instalimi:
a) me ane te diskut ne CD-Drive te kompiuterit
b) me ane te nje imazhi ISO te diskut
Sido qe te jete, nese kemi diskun te masterizuar dhe gati vazhdojm me Next dhe do te instalohet, nese kemi failin ISO atehere i bejm browse, shkojm tek lokacioni ku gjendet psh windows_xp.iso dhe e instalojm.
Per te instaluar windows XP sbesoj se ka nevoj per ndonje tutorial.

Si te ndajm Direktorit ne Windows dhe Linux me ane te VirtualBox

Tani qe kemi dhe windows-in tone ne egzekutim me ane te VirtualBox shkojm tek Windows XP-ja yne, ne te majte te ekranit lart kemi : Machines    Devices    Help
Klikojm tek Devices dhe selektojm Install Guest Additions, do te na thote qe nuk gjenden ne kompiuter a ti shkarkoj? ne do i themi po, dhe do i shkarkojm nga interneti, do i instalojm me “next next” duke mos harruar te selektojm dhe suportin dhe pershpejtimin 3D e mbas kesaj do i bejm reboot.
Bukur, tani hapim virtualbox, pa ndezur windows shkojm tek Settings>Shared Folders dhe shtojm psh /home/qaniu dhe klikojm OK, mbas kesaj startojm Windows dhe shkojm tek Start>Run dhe japim cmd ose startojm promptin e komandave dhe japim:
net use x: //vboxsvr/qaniu (ose emri i direktoris qe keni shtuar tek Virtual box dhe do na thote qe komanda u egzekutua me sukses, shkojm tek My Computer dhe do te gjejm nje “qaniu on vboxsvr X:” te njohur si drive, ja ku mbaroi.

Suporti 3D dhe Pershpejtimi 3D
Siç e thame i instaluam Sun VirtualBox Guest Additions dhe Pershpejtimin 3D (3D Accelerations) edhe pse eshte ende ne “prove”, keshtu qe tani shkojm tek VirtualBox>Settings te Windows XP>Display dhe klikojm tek 3D Acceleration qe duhet te na dali Enambled me vone.
Startojm Windows,
Mbaroi.

Per te rregulluar maksimalisht pamjen (display) madhesin e ekranit te windowsit pra, nderkohe qe Windows eshte ne egzekutim klikojm siper tek Machine> Adjust Window Size dhe ne restartin tjeter pamja do te jete thjesht perfekte.

FUND.

Si te programojm ne Java – Shembull Input \ Output

Posted By: arditi on 14-12-2009 in Java, Niveli Mesatar - Comments: No Comments »

http://albanianwizard.org/Postokodin/53
/*

http://albanianwizard.org

arditi*at*hush*pik*ai
Liçence GPLv3
——————————-
USHTRIM
——————————-
Shkruaj nje program i cili analizon nje txt file dhe numrat pozitiv i depoziton
ne nje file pozitive.txt, kurse ato negativet i depoziton ne nje file negative.txt
Pyete perdoruesin per ç’do emer faili.
*/

import java.util.*;
import java.io.*;
public class FiltroNumrat {
public static void main (String []args ) throws IOException
{
//Percaktojm Variabilat\\
int numri;
String origjina, destpozitiv, destnegativ;
//Krijoj Objektin per emrat e faileve\\
Scanner inPuti = new Scanner (System.in);

//Marrim te dhenat nga faili origjinar
System.out.println(“Emri i Failit Origjinar :”);
origjina = inPuti.nextLine().trim();
File origjinaf = new File (origjina);
Scanner ori = new Scanner (origjinaf);

//Marrim te dhenat nga faili i destinacionit te numrave pozitiv
System.out.println (“Emri i Failit ku do te depozitohen numrat pozitiv :”);
destpozitiv = inPuti.nextLine().trim();
File destinapoz = new File (destpozitiv);

//Marrim te dhenat nga faili i destinacionit te numrave negativ
System.out.println (“Emri i Failit ku do te depozitohen numrat negativ :”);
destnegativ = inPuti.nextLine().trim();
File destinaneg = new File (destnegativ);

//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\//\\
//Krijojm objektet per te printuar tek failet e futura nga perdoruesi
PrintStream psp = new PrintStream(destinapoz);  //Pozitiv
PrintStream psn = new PrintStream (destinaneg);   //Negativ
numri = ori.nextInt(); //numri merr vleren e pare qe vjen nga faili origjinar
while (ori.hasNextInt()) //Nderkohe qe nga faili origjinar vijn numra te plote…
{
while (numri >= 0) //dhe ky numer eshte >= 0
{
psp.println(“Numri pozitiv eshte :” + numri); //printo numrin pozitiv tek faili
System.out.println(“Numri pozitiv eshte :” + numri); //printo numrin pozitive ne ekran
numri = ori.nextInt();//Jepi variabiles numri vleren e radhes qe vjen nga faili origjinar
/*Nese kjo nuk behet atehere programi do te printoj vazhdimisht numrin e pare dhe keshtu
do te kaloj ne infinit */
}
while (numri <= 0)
{
psn.println(“Numri negativ eshte :” + numri);//printo numrin negativ tek faili
System.out.println(“Numri negativ eshte :” + numri);//printo numrin negativ ne ekran
numri = ori.nextInt();//Jepi variabiles numri vleren e radhes qe vjen nga faili origjinar
}
}
psp.close();
psn.close();
/*Kjo pjese eshte pjesa qe me ka marre shume kohe sepse ndodh qe te behet nje gabim banal dhe te
* vendoset mbyllja e printimit ne brendesi te ciklit while gje qe do te sillte qe ne failet
* e outputit pozitive.txt dhe negative.txt do te gjenim vetem nje numer , numrin e fundit.. Kjo
* sepse sa here qe do printohej nje numer faili do te mbyllej dhe kur te printohej tjetri do te rihapej
* gje qe do te sillte ate qe tham me siper.. Ky Bug ka kete pamje:
* while (numri <= 0)
{
psn.println(“Numri negativ eshte :” + numri);
System.out.println(“Numri negativ eshte :” + numri);
numri = ori.nextInt();
psn.close();
}
* Pra siç e shohim psn.close(); do te mbyllte printimin ne ç’do cikel while.
*/
}
}

Cikli While – Te programojm ne Java

Posted By: arditi on 23-11-2009 in Java, Mini Tutoriale Shqiptare, Niveli Mesatar - Comments: 4 Comments »

Cikli While eshte nje pjese e thjeshte e programimit ne pergjithesi, eshte gjeresisht e perdorur dhe mund te perfitojm shume nga perdorimi i tij. Mund te kisha marre shume shembuj per ta ilustruar por zgjodha shumezimin faktorial ne menyre qe te kuptohet me ne gjeresi.

import java.util.Scanner;    //Importojm klasen skaner pasi do marrim impute nga tastiera
public class Faktorial
{
public static void main (String [ ]args)
{
Scanner inPuti = new Scanner (System.in); //krijojm objektin inPuti
long N, fakt = 1; //Percaktojm 2 variabila 1 long N dhe tjetren 1 per faktorialin
System.out.println ("Fut nje numer :");
N = inPuti.nextLong();
if (N >= 0 && N < 20)
  {
	while (N > 1)  //Perderisa Numri > 1 vazhdo

  {
		fakt = fakt * N;  // 1 = 1 * Numrin
        N = N - 1;        //Numri = Numri - 1
  }  //Numri = Numrin - 1
  System.out.println ("Faktoriali eshte :" + fakt); //Printojm faktorialin e numrit.
  }
 else
          {
          System.out.println ("Numri duhet te jete 0 ose me i madh.");
          System.out.println ("SHENIM: Per numra me te medhenj se 20 perfundimi do jete i gabuar sepse variabila i tejkalon bitet qe mund te mbaj" +
           "dhe automatikisht bitet teper i kalon ne kosh, dhe si problem eshte i njohur me \"Overflow\" ne boten e informatikes");
           }
}
}

Bukur mbasi i hodhem nje sy ushtrimit shpjegojm se ç’fare ndodhi.

Shembull, po kryejm te gjitha operacionet qe do bej cikli yne while nese merr numrin 4 nga perdoruesi:
Fut nje numer: 4, ky numer shkon dhe depozitohet ne variabilen N
if kontrollon nese nje statement eshte i vertete, dhe meqenese 4 >= 0 dhe me i vogel
se 20 atehere e fut ne cikel while i cili nderkohe qe sheh se 4 > 1:
fakt = fakt * N                                        ==> 1 = 1 * 4                           ==> fakt = 4
N = N – 1                                                  ==> N = 4 – 1                          ==> N = 3
while ( N > 1 ) ==> 3 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 4 = 4 * 3                          ==> fakt = 12
N = N – 1                                                   ==> 3 = 3 – 1                          ==> N = 2
while ( N > 1 ) ==> 2 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 12 = 12 * 2                      ==> fakt = 24
N = N – 1                                                   ==> 2 = 2 – 1                           ==> N = 1
while ( N > 1 ) ==> Tani N = 1 dhe 1 nuk eshte me i madh se 1 keshtu qe cikli mbyllet
nderkohe qe variabila fakt ka vleren 24 ndersa variabila N ka vleren 1
Besoj se eshte e qarte, pra Cikli While ka kete forme, “nderkohe qe : kushti : veprime”

Ne kete ushtrim vihet re dhe nje overflow nese fusim numra me te medhenj se 20 , do te ishte interesante ta trajtonim dhe ne nivelin e sigurise kete problem te njohur por shpresojm se ne raste te tjera do te jete diskutim me i pershtatshem

OSI SHTRESA 7 – APLIKACIONI

Posted By: arditi on 09-11-2009 in IT, Networku - Rrjeti, Niveli Mesatar - Comments: 1 Comment »

Kjo eshte shtresa e fundit dhe me e larte e OSI-t, dhe emri eshte vertet i goditur sepse kjo eshte shtresa qe perdoret nga aplikacionet network te cilat jane pergjegjese per ti ofruar sherbime inputeve te drejtperdrejta te perdoruesit.
Gabimi qe bejn shumica kur flasin per kete shtrese eshte se i trajtojn aplikacionet si (ftp-clinet, web browser, Wireshark :D ) e keshtu me radhe sikur ato “qendrojn ne shtresen e aplikacionit” pra ne shtresen 7 gje e cila nuk eshte aspak e vertet sepse ne realitet aplikacionet perdorin shtresen 7 kjo sepse kur kemi trajtuar temen “Te pathenat per OSI” thame se nuk duhet te egzagjerojm ne kuptimin e OSI-t dhe duhet ta mbajm ate ne nje nivel metodologjik.

Keshtu pra kjo eshte diçka qe duhet fiksuar edhe pse shume shpesh ndodh qe vet sistemi operativ te perdori shtresen 7 dhe jo vetem aplikacionet. Per te kuptuar me mire kete bejm krahasimin midis nje browseri (Firefox psh) dhe protokollit HTTP i cili percakton se si do te paraqitet nje dokument qe gjendet ne rrjet ne browser, pra browseri eshte tjeter dhe qendron ne kompiuterin tone si aplikativ kurse HTTP i cili eshte protokoll eshte tjeter dhe ky qendron si koncept ne shtresen Aplikative duke specifikuar menyren se si duhet te sillet kur ti marri apo kaloj informacion me browserin.
A ka shtrese tjeter (shtrese 8) siper kesaj? JO!
Shtresa Aplikacion eshte e vetmja shtrese qe nuk i sherben nivelit te mesiperm pasi nje nivel 8 nuk egziston por ne vend te kesaj u siguron sherbim aplikacioneve
qe jane te “ngjitura” me te. Kjo rrjedhimisht sjell edhe funksionin e saj i cili eshte te implementoj funksionet e nevoitura nga perdoruesi ne rrjet.
Dis protokolle te njohura qe operaojn ne kete shtrese jane:
HTTP, FTP, SMTP, DHCP, NFS, Telnet, SNMP, POP3, NNTP ,IRC etj etj…