Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...
Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D
Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows. Fillojm, Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne: Fedora : yum install virtualbox-ose Debian : apt-get virtualbox-ose Slackware : installp...

RREGULLA TE ARTA PROGRAMIMI

Posted By: arditi on 18-02-2010 in Java, Mini Tutoriale Shqiptare, i'm a cool Nerd - Comments: 2 Comments »

Shpesh here nje program cilesor ben diferencen, e kam fjalen ne te gjitha aspektet.
Le te permendim disa rregulla te arta qe vertet bejn diferencen:

1. Ne cilen gjuhe ta shkruajm programin?

Shpesh here kjo eshte zgjedhje vendimtare pasi gjuha qe mund te kemi zgjedhur nuk eshte shume e pershtatshme per nje program te caktuar ndersa nje tjeter eshte shume here me e mire, psh te marrim nje rast banal si psh te perdoresh assembly per te koduar nje program me grafik te avancuar ose e kunderta te perdoresh cobol nderkohe qe te duhet nje program shume i shpejt (pra qe mund te kodohej ne assembly ose python qe jane gjuhe qe japin goxha shpejtesi)
Pra ky eshte hap themelor.

2. Dizajni imagjinar i programit

Kjo vertet them se eshte pika kryesore dhe themelore e te gjith kesaj, pasi nese ne e ideojm programin ne koken tone, me te gjitha pjeset e tij pastaj zbatimi eshte thjesht 20% e punes, nderkohe qe nje programator i mire ne UML mund te bente shume pune ne keto raste, njohuri te tilla japin stabilitet, siguri, funksionalitet.

3. Thjeshtesia

Sa me i thjeshte, aq me mire, nje program i thjesht ka fluiditet dhe eshte i thjesht per tu rregulluar ndersa nje program i komplikuar eshte shume i prirur per te pasur bug dhe vulnerabilitete, ndersa nje program i thjesht eshte edhe me i leht per tu rregulluar dhe kjo çon tek nje rregull tjeter qe eshte PAK RRESHTA.

4. Modulariteti

Ketu hyjm tek programimi me objekte, shpesh jane objektet qe na kursejn rreshta kodi dhe na japin thjeshtesi, nje rregull shume i rendesishem ketu eshte:
Mbaje MAIN() me sa me pak rreshta kodi, kjo do te thote qe nese ne bejm nje program (po e zeme ne java) mund te kemi 15 faile.java ku vetem njeri ka main() per te egzekutuar programin, nese ne i ndajm Konstruktoret dhe metodat ne secilin nga failet dhe mainin e mbajm me pak rreshta vetem sa per te egzekutuar objektet e shperndara atehere kjo do japi nje program shume te thjesht per tu shpjeguar edhe njerit qe nuk ja ka idene programimit.

5. Ridizaini

Gjate perfundimit te programit ka shume gjasa qe te na lindin ide te reja, ne keto raste edhe nese duam te bejm nje ridizajn te programit do te jete shume i thjesht pasi objektet klasat jane te ndara secila ne vendin e vet dhe metodat po ashtu keshtu qe duhet te jete shume e thjesht per te “lozur” me programin tone.

6. Algoritmi fitues

Shpesh algoritmi fitues nuk eshte ai me i komplikuar, por ai me i thjeshti, sepse thjeshtesi do te thote dhe fleksibilitet dhe kur kemi perpara nje projekt te perfunduar ku duhet te rregullojm bug-e kjo do te na kursente ore te tera.

Jane dhe shume te tjera, por per momentin po ndalohemi me keto. (jam duke ikur lol, shtoni metoda tek komentet)

Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D

Posted By: arditi on 23-01-2010 in IT, Linux, Mini Tutoriale Shqiptare, Niveli Mesatar - Comments: 3 Comments »

Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows.
Fillojm,
Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne:
Fedora : yum install virtualbox-ose
Debian : apt-get virtualbox-ose
Slackware : installpkg virtualbox-ose
openSuSE : yast2 –install virtualbox-ose
archlinux : pacman -S virtualbox-ose
E keshtu me radhe.
Mbasi  e instalojm, startojm virtualbox dhe mbasi regjistrohemi klikojm tek New , pastaj Next  dhe fusim emrin psh: Windows dhe Vazhdojm klikojm gjithmon NExt NeXt nExT deri sa te startoj ne ekran, mbas kesaj kemi 2 mundesi instalimi:
a) me ane te diskut ne CD-Drive te kompiuterit
b) me ane te nje imazhi ISO te diskut
Sido qe te jete, nese kemi diskun te masterizuar dhe gati vazhdojm me Next dhe do te instalohet, nese kemi failin ISO atehere i bejm browse, shkojm tek lokacioni ku gjendet psh windows_xp.iso dhe e instalojm.
Per te instaluar windows XP sbesoj se ka nevoj per ndonje tutorial.

Si te ndajm Direktorit ne Windows dhe Linux me ane te VirtualBox

Tani qe kemi dhe windows-in tone ne egzekutim me ane te VirtualBox shkojm tek Windows XP-ja yne, ne te majte te ekranit lart kemi : Machines    Devices    Help
Klikojm tek Devices dhe selektojm Install Guest Additions, do te na thote qe nuk gjenden ne kompiuter a ti shkarkoj? ne do i themi po, dhe do i shkarkojm nga interneti, do i instalojm me “next next” duke mos harruar te selektojm dhe suportin dhe pershpejtimin 3D e mbas kesaj do i bejm reboot.
Bukur, tani hapim virtualbox, pa ndezur windows shkojm tek Settings>Shared Folders dhe shtojm psh /home/qaniu dhe klikojm OK, mbas kesaj startojm Windows dhe shkojm tek Start>Run dhe japim cmd ose startojm promptin e komandave dhe japim:
net use x: //vboxsvr/qaniu (ose emri i direktoris qe keni shtuar tek Virtual box dhe do na thote qe komanda u egzekutua me sukses, shkojm tek My Computer dhe do te gjejm nje “qaniu on vboxsvr X:” te njohur si drive, ja ku mbaroi.

Suporti 3D dhe Pershpejtimi 3D
Siç e thame i instaluam Sun VirtualBox Guest Additions dhe Pershpejtimin 3D (3D Accelerations) edhe pse eshte ende ne “prove”, keshtu qe tani shkojm tek VirtualBox>Settings te Windows XP>Display dhe klikojm tek 3D Acceleration qe duhet te na dali Enambled me vone.
Startojm Windows,
Mbaroi.

Per te rregulluar maksimalisht pamjen (display) madhesin e ekranit te windowsit pra, nderkohe qe Windows eshte ne egzekutim klikojm siper tek Machine> Adjust Window Size dhe ne restartin tjeter pamja do te jete thjesht perfekte.

FUND.

Cikli While – Te programojm ne Java

Posted By: arditi on 23-11-2009 in Java, Mini Tutoriale Shqiptare, Niveli Mesatar - Comments: 4 Comments »

Cikli While eshte nje pjese e thjeshte e programimit ne pergjithesi, eshte gjeresisht e perdorur dhe mund te perfitojm shume nga perdorimi i tij. Mund te kisha marre shume shembuj per ta ilustruar por zgjodha shumezimin faktorial ne menyre qe te kuptohet me ne gjeresi.

import java.util.Scanner;    //Importojm klasen skaner pasi do marrim impute nga tastiera
public class Faktorial
{
public static void main (String [ ]args)
{
Scanner inPuti = new Scanner (System.in); //krijojm objektin inPuti
long N, fakt = 1; //Percaktojm 2 variabila 1 long N dhe tjetren 1 per faktorialin
System.out.println ("Fut nje numer :");
N = inPuti.nextLong();
if (N >= 0 && N < 20)
  {
	while (N > 1)  //Perderisa Numri > 1 vazhdo

  {
		fakt = fakt * N;  // 1 = 1 * Numrin
        N = N - 1;        //Numri = Numri - 1
  }  //Numri = Numrin - 1
  System.out.println ("Faktoriali eshte :" + fakt); //Printojm faktorialin e numrit.
  }
 else
          {
          System.out.println ("Numri duhet te jete 0 ose me i madh.");
          System.out.println ("SHENIM: Per numra me te medhenj se 20 perfundimi do jete i gabuar sepse variabila i tejkalon bitet qe mund te mbaj" +
           "dhe automatikisht bitet teper i kalon ne kosh, dhe si problem eshte i njohur me \"Overflow\" ne boten e informatikes");
           }
}
}

Bukur mbasi i hodhem nje sy ushtrimit shpjegojm se ç’fare ndodhi.

Shembull, po kryejm te gjitha operacionet qe do bej cikli yne while nese merr numrin 4 nga perdoruesi:
Fut nje numer: 4, ky numer shkon dhe depozitohet ne variabilen N
if kontrollon nese nje statement eshte i vertete, dhe meqenese 4 >= 0 dhe me i vogel
se 20 atehere e fut ne cikel while i cili nderkohe qe sheh se 4 > 1:
fakt = fakt * N                                        ==> 1 = 1 * 4                           ==> fakt = 4
N = N – 1                                                  ==> N = 4 – 1                          ==> N = 3
while ( N > 1 ) ==> 3 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 4 = 4 * 3                          ==> fakt = 12
N = N – 1                                                   ==> 3 = 3 – 1                          ==> N = 2
while ( N > 1 ) ==> 2 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 12 = 12 * 2                      ==> fakt = 24
N = N – 1                                                   ==> 2 = 2 – 1                           ==> N = 1
while ( N > 1 ) ==> Tani N = 1 dhe 1 nuk eshte me i madh se 1 keshtu qe cikli mbyllet
nderkohe qe variabila fakt ka vleren 24 ndersa variabila N ka vleren 1
Besoj se eshte e qarte, pra Cikli While ka kete forme, “nderkohe qe : kushti : veprime”

Ne kete ushtrim vihet re dhe nje overflow nese fusim numra me te medhenj se 20 , do te ishte interesante ta trajtonim dhe ne nivelin e sigurise kete problem te njohur por shpresojm se ne raste te tjera do te jete diskutim me i pershtatshem

Si te ndertojm nje rrjet LAN

Posted By: arditi on 02-11-2009 in Fillestare, Mini Tutoriale Shqiptare, Networku - Rrjeti - Comments: No Comments »

Ne kete teme te shkurter, mbasi kemi pare disa koncepte te rrjetit do te shohim se sa e thjeshte eshte te ndertojm nje LAN, per kete na duhet:

2 ose me shume kompiutera te paisur me Kart Ethernet, kablla etherneti si dhe  switch, ose ndonje router eshte akoma me i preferueshem.. Sot shumicen e ketyre aparaturave i kemi ne shtepi, psh nuk besoj se ka ndonjeri ne shtepi ndonje kompiuter pa pjesen ku futet kavoja LAN, dhe nje sked Etherneti. Nese prisni shume rreshta gaboheni, per te ndertuar nje LAN eshte shume thjesht, dhe ne do te trajtojm ate “me te thjeshtin” ndersa per ta menaxhuar zakonisht duhet nje Linux ne mes te gjullurdis, dhe gjithmon varet se ç’fare sherbimesh do ofrojm. Keshtu qe fillojm nga puna, kemi 2 kompiutera, 2 kablla dhe 1 router te futur ne prizen e korentit dhe te ndezur, GJEJA e pare qe bejm eshte qe te lidhim kompiuterat me ruterin me ane te kabllave qe kemi, dhe ruteri do u japi nje adres IP qe ne momentin e pare te lidhjes dhe psh kompiuterin qe e kemi futur te parin do i jepet nje ip e tipit 192.168.1.100 kurse i dyti do te marri 192.168.1.101 . Ruterin do e shohim qe ka vende ku futen kavot ethernet. Persa  perket formave te rrjeteve LAN psh yll apo unaz e keshtu me radhe duhet te flasim edhe per administrimin e nje rrjeti LAN, dhe do te dilnim nga niveli Fillestare dhe nga kategoria Mini Tutoriale Shqiptare :) , gjithsesi kjo teme eshte per te kuptuar se sa e thjeshte eshte sot te lidhesh 2 kompiutera me njeri-tjetrin, perkundrazi dikush ka thene se eshte veshtire te mos i lidhesh 2 kompiutera me njeri-tjetrin.