Le ta harrojm per disa momente programimin ![]()
(kjo teme eshte e kendshme per tu lexuar edhe nga ata qe nuk kane asnje lloj eksperience programimi)
Eshte material shqip rreth “si te programojm” ne vazhden e mesimeve \ ushtrimeve java.
Te mendojm per objektet qe na rrethojn (shiko rreth e rrotull)….
Ne baze te studimeve eshte arritur ne perfundimin se njeriu eshte i prirur ta shohi boten ne objekte,po shoh rreth meje dhe pashe keto objekte:
- kart rimbushese
- liber
- celulari
- karrigia
- tryeza e shkrimit
- monitori
- tastiera
- Kompiuteri
Zakonisht te permendesh objekte, eshte me e thjeshte te permendesh jo objekte, psh ngjyra e makines llogaritese nuk eshte objekt dhe as ajri siper tastieres.
Le te shohim se ç’fare e karakterizon objektin ne boten reale ![]()
Gjeja e pare qe na vjen ne mendje eshte:
Identiteti - kompiuteri eshte nje (1) pra eshte i plote dhe ka identitet, marrim nje shembull:
Ne rastin e njeriut, ne bejm kart identiteti per veten tone dhe jo per syrin, doren, kemben pra per pjeset e ndryshme te trupit ose ne rastin e shteteve njihet nje shtet qe ka Identitet sepse te gjith banoret e tij kane nje lloj kulture dhe flasin te njejten gjuhe.
gjithashtu objekti ka:
Gjendje - ne rastin tone kompiuteri ka gjendje te caktuara, i ndezur i fikur, “ne gjume” , i mbingarkuar e keshtu me radhe tamam siç ka gjendje uji (avull, leng, akull).
Sjellje – kompiuteri karakterizohet edhe nga nje “forme te sjelluri” menyre se si vepron ne situata te caktuara psh kur ne prekim tastieren, kur levizim “miushin” e keshtu me radhe.
Eshte pjese e objekteve te tjera - edhe kjo eshte nje tjeter karakteristik sepse perbehet nga objekte te tjera si ekrani, proçesori, tastiera, memorja etj te cilat te gjitha jane objekte te mirefillta perderisa kane Identitet, Gjendje dhe Sjellje pra nga kjo nxjerrim qe nje objekt mund te jete pjese e nje objekti me te madh ose nje objekt i madh mund te perbehet nga objekte me te vogla.
Ky kusht gjithsesi nuk eshte gjithmone i vertet pasi nese marrim nje laps, lapsi eshte objekt por ngjyra e lapsit ben pjes tek karakteristikat e lapsit dhe nuk eshte nje objekt ne vetvete, pra ne kete rast themi se kushti i katert nuk eshte gjithmon i vertete.
Persa i perket programimit:
Edhe persa i perket programimit, ndodh i njejti fenomen , objektet kane Identitet i cili eshte qelite e memorjes qe okupojne te cilat jane nje grup bitesh dhe ndodhen ne nje vend specifik ne memorje dhe jo ne vend tjeter. Kane gjendje pasi nje objekt ka variabila te cilat kane vlera te cilat percaktojn dhe gjendjen e objektit, pra gjendja e objektit percaktohet nga vlerat qe kane variabilat e tij. Gjithasthu objekti ka Sjellje e cila percaktohet nga “Metodat” te cilat percaktojn se ç’fare duhet te bej objekti, psh main() eshte nje metod shume tipike.
Klasa eshte thjesht pershkrimi i tipit te objektit, pershembull nese ne importojm klasen java.util.Scanner;
import java.util.Scanner;
klasa ka nje emer qe quhet Scanner dhe eshte nje nenklas e util qe do te thote utilities (te nevojshme) e cila eshte nen klas e vet gjuhes java keshtu njehere qe e kemi importuar ne mjafton te perdorim new per te krijuar objektin tone shembull:
Scanner sk = new Scanner (System.in);
Klasa pra siç u tha dhe me siper eshte thjeshte pershkrimi i lloit te objektit dhe mund te jete klase qe e krijojm ne ose mund te jete klas e gatshme qe e perfshijm ne programin tone me “import”.
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua “Inter-Network-u” dhe morem nje ide per ç’fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin ’sot’ per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi.
Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, qofte ky informacion i drejtuar nga nje grup perdoruesish tek tjetri, qofte informacion i drejtuar nga nje firme biznesi tek konsumatoret apo qofte dhe Informacion i Rrezikshem perdorimi i te cilit varet nga qellimi.
Keshtu qe dalim ne nje perfundim se Interneti eshte “Shtepia e Informacionit” dhe pikerisht per ta bere kete informacion sa me te leht per tu ndare dhe arritur eshte zhvilluar shkenca e komunikimit ne rrjet dhe normalisht dhe mjetet e komunikimit ku do permendim ato me te rendesishme duke evituar rendin kronologjik te tyre.
Zines dhe EZines jane nga format me te vjetra te komunikimit derivojn nga ‘magazines’ dhe jane lloj revistash online , zakonisht ne formate text ku ndahet informacion i shkruajtur nga grupe te caktuara te cilat zakonisht nuk kane si prirje ndarjen e madhe te informacionit por jane te drejtuar nje grupi te klasifikuar lexuesish, nje shembull te nje faqeje te tille mund ta shohim tek textfiles[dot]com , zakonisht eshte nje webserver qe pret lidhje ne porten 80 dhe vizitoret perdorin web-browser (firefox, opera, safari, links etj)
E-MAIL ose Internet Mail, edhe kjo nga format me te vjetra qe sot njihet me shume e zhvilluar ne formen e saj web-mail si psh hotmail, yahoo-mail, apo i preferuari Gmail qe kohet e fundit eshte default ne https, edhe ne kete rast client eshte si me siper web-browser kurse serveri ofron nje interface ‘user-friendly’ per perdoruesit. Gjithsesi forma tipike eshte nje email server qe mund te perdori POP3, SMTP, IMAP si protokoll dhe clienti po ashtu. Si teknologji e njohur per sigurine dhe privacy gjate shkembimit te emaileve eshte GnuPG.
Mailing-Lista edhe kjo nje form goxha e vjeter e komunikimit ne internet ku me ane te nje programi psh GNU Mailman ku ne kete rast kemi nje program te shkruajtur ne python tek i cili regjistrohen perdoruesit dhe komunikimi behet ne baze te dergimit te emailve ku kur dergohet nje email nga nje perdorues emaili i shkon te gjithe grupit, dhe nga njera ane eshte goxha form e mire komunikimi dhe sot. Nderkohe qe shembuj ‘modern’ te ketyre kemi bugtraq, google groups etj.
IRC , ketu kemi te bejm me te ashtuquajturin “chat” ku ne kete rast kerkon nje server dhe nje client ku servera te njohur kemi freenode.net , efnet.org
, fuNET, DALnet etj. Zakonisht perdor porten 6667 ku client si mIRC, Xchat, LostIRC, Irssi (modular, i thjesht dhe shume stabel) apo tashme dhe web-browsera si opera e kane te perfshire nje client IRC.
Kjo forme komunikimi e internetit, vjen me kanale dhe ne formen e komunikimit ne kohe reale midis perdoruesve duke ofruar ‘kanale’ ne te cilat perdoruesit flasin me njeri-tjetrin ne kohe reale. Kemi dhe forma te tjera te IRC-s si pershembull miBIT
WebFaqet - kjo eshte forma me e perhapur sot ku perfshihen forumet, blogjet (tani jeni duke perdorur nje te tille), portalet ne pergjithesi dhe mund te jene faqe te veçanta ku psh mund te shkruhen vetem papers, mund te ndahen programe apo mund te jene faqe per zhvillime projektesh, faqe reklamuese te bizneseve te ndryshme, faqe me sherbime, faqe multimediale me video (youtube) dhe foto etj etj. Kjo eshte nje kategori shume e gjere e cila perfshin nje pjese te mire te asaj qe nga shumica quhet ‘internet’ nderkohe qe ne realitet eshte vetem nje pjese e vogel.
File Sharing - po e fusim dhe kete ne kete tek “mjetet e komunikimit” pasi edhe kjo eshte nje mjet ‘komunikimi’ nderkohe qe ndahet informacioni, nder me te njohurit ne kete fushe eshte torrent ku ne kete rast nuk ka server por secili eshte client dhe server ne te njejten kohe, ka nje protokoll te caktuar dhe eshte ideuar ashtu si p2p apo forma te tjera per te ndare informacionin.
Zakonisht perdoret per te ndare informacion jo te ligjshem ku thyhen te drejtat e autorit.
VOIP - ose Voice over IP u ideua fillimisht per tu dhene jete telefonatave nepermjet internetit, funksionon dhe ky me server\client dhe ka protokollin e vet , faqe te njohura qe ofrojn kete sherbim jane VoipStunt te cilat ofrojn dhe telefonata me shqiperine voip-diçka etj.
IM ose Instant Messaging , doh, ka nevoje per tu sqaruar? Messenger, yahoo messenger, ndonje web – messenger e keshtu me rradhe, edhe kjo ka protokollin e saj dhe funksionon ne formen client\server. Me ane te IM-ve psh aMSN Pidgin, Windows Live Messenger qe jane client qe ne kete rast lidhen me rrjetin MSN mund te komunikosh ne kohe reale edhe duke suportuar videon\audion perveç mesazheve te shkruara.
VideoKonferencat - nje tjeter form komunikimi e ideuar per te ndare audion dhe videon ne dy drejtime ne te njejten kohe, dhe kjo eshte nje tekonologji paksa me e komplikuar, gjithsesi :
Sot, realiteti eshte se te gjitha keto sherbime shume programues kompani po perpiqen qe ti sjellin si nje pakete AIO (all in one) duke u munduar te perfshijn te gjitha sherbimet ne 1.
Dhe shpesh i gjejm te perziera me njera-tjetren.
Me sa duket ka pasur vizitore qe e kane lexuar faqen e “orientimit” ku thuhet dhe qe vizitoret kane mundesi te “porosisin” tema qe jane te interesit te tyre duke na dhene keshtu edhe me shume mundesi per te ndihmuar falas!
![]()
Po vazhdojm me temen, ne baze te kerkeses se emailit qe me erdhi.
Atehere, ne radhe te pare mua nuk me pelqejn shume datat
, por do te perpiqemi ta trajtojm temen ne menyre sa me konstruktive dhe reale, pa shume komercializma dhe nje shkrim qe me kenaq si mua qe e shkruaj ashtu dhe juve qe po lexoni ![]()
Nderkohe qe me poshte eshte dhe nje video ku mund te shihet pamja qe kane pasur sistemet windows qe nga fillimet e tyre.
Fillojm nga Argetimi
Po e fillojm menjehere me nje “sekret” te vogel qe bill-it nuk i pelqen, sistemi i pare qe kane nxjerre ne perdorim nuk ka qene i bazuar ne MS-DOS, por ne UNIX ![]()
E bukur apo jo, Micorosoft qe bazohet ne Unix dhe sistemi quhet XENIX dhe ishte nje version i modifikuar i Unix.
Kjo ndodhi ne vitin 1980, 5 vjet mbasi u themelua Microsoft (11/29/1975).
Vazhdojm, 1 vit me vone lind “Interface Manager” ai qe me vone u quajt ashtu siç quhet sot “Windows” per shkak te embelsis qe ka si fjale per tregun dhe bleresit keshtu qe Microsoft beri kthesen dhe ju drejtua grafikes mbi MS-DOS.
Sepse pikerisht, Windows 1.0 i vitit 1985 ishte nje skandal GUI i ndertuar mbi shell-in MS-DOS 5.0 (te cilin e kishin nxjerre ne perdorim version mbas versioni qe nga viti 1976), them skandal sepse kishte shume pak aplikacione dhe goxha mbrapa ne krahasim me Mac OS-x.
Per ta pasur te qarte se si nisi e gjithe kjo, shikoni kete video te Ballmar duke u munduar te shesi Windows
Ishte i madh 1Mb (sistem 16 bit-sh :$) dhe kushtonte 100$ qe ne ate kohe kane qene shuuuume shuuume shuuuuume lek ![]()
Duke pare deshtimin qe pati videoja me siper
, dhe shitjet e pakta qe pati Windows 1.0 Bill Gates vendosi qe te “rrembente” te drejtat e apple per paraqitjen vizuale te cilen e kishte me te drejta copyright Apple, e cila normalisht e paditi Microsoftin per ate akt te thyerjes se te drejtave te autorit dhe eshte ironike sepse ishte vet Bill -- Gates nje nder ata qe dilte me te madhe kunder pirateris software me shprehjen e tij “kjo dukuri ndalon shkrimin e kodit me cilesi te mire”..
Keshtu qe ky version i windows, duke pasur dhe grafike me te mire, pati me shume shitje dhe ambjenti ishte goxha i pershtatshem pasi jemi ne vitet ku lindin kompanite e para IT.
Per ndonje fanatik te Microsoft qe nuk eshte i bindur per studimin dhe kopimin e detajuar qe ju be Mac-Os-X, i themi qe aplikacioni i pare “origjinal” grafik i Microsoft eshte Exel (1987) dhe per “habi” u kodua fillimisht pikerisht per Mac-OSX dhe me vone per Windows.
Ky qe nje hap i mire pasi u be gati nje “default” ne treg.
Ja , ky ishte pak a shume fillimi i Microsoft, dhe vetem me Windows 3.0 ne 1990 vjen disi nje pune me serioze pasi suportohet 16mb ram, me shume se 640 kb akses ne memorje, dritare ne forme hierarkike, menaxher programesh, suport per rrjetin dhe me von ne 91 u drejtua drejt multimedias duke suportuar dhe CD-Rom.
Me kete, u shiten me shume se 10 milion kopie dhe shume prej tyre ishin te preinstaluara neper kompiutera, ashtu siç eshte windows sot i preinstaluar neper kompiutra.
Kjo shenoi nje hap prej gjigandi per Microsoft.
WINDOWS NT
Deri tani, Microsoft ishte duke shkruajtur kode te perziera midis OS\2 te IBM-s dhe MS-DOS-it te saj [goxha origjinale
] por nga suksesi tha: “Pse mos te bej nje sistem operativ teresisht timin”?
Keshtu qe deklaroi ne 1991 qe la perfundimisht perpunimin e OS\2 dhe hapi projektin WINDOWS NT, por “SURPRIZE” perseri mania e kopimit te kodit
, dhe Microsoft programon Windows NT mbi bazat e versionit ende te papublikuar te OS\2.2.0 te IBM-s, veprim qe perseri nuk la shije te mire, por nga ana tjeter me kete hap u be nje bum i madh ne treg dhe Microsoft rriti eksponecialisht fitimet e tij.
Kjo shenoi dhe realitetin e “divorcit” midis Microsoft dhe IBM-s, sidomos dhe nje DEMO e Ballmer i cili tregonte menyra te ndryshme se si mund te shkonte ne krash nje OS\2 i IBM-s.
Vijm tek viti 1992 ku vjen Windows 3.1 ku erdhi me suport te skedave audio me drivera te ndertuar ne brendesi te sistemit, truetype font, dhe screen savera, por mendoj se ne kete moment hapi me i rendesishem eshte se Windows hapi krahet dhe mori fluturimin dhe u be sistemi me i perdorur, akoma me me rendesi eshte se filluan te shkruhen programe per te nga programatore te ndryshem dhe firma te ndryshme.
Ja ku vijm dhe tek ai qe une e quaj Windows 1.0 sepse jemi tek Windows NT 3.1 ku sistemi vjen me nje kernel te ri te koduar nga Microsoft, ky Sistem 32 bitsh, vjen i adresuar dhe tek Enterprise me aplikacionet client dhe server si dhe me shume aplikacione popullore duke e bere keshtu klientin akoma me shume per vete.
Prapaskena
Mbas gjith kesaj, dhe 5 vitesh te mira gjyq, perfundimisht u dizaprovua gjyqi i Apple kundrejt Microsoft, Microsoft votohet si Kompania me Inovative dhe behet nderkohe sistemi operativ me i perdorur.
WINDOWS 95
Eh, ketu jemi me nje kompani te pjekur dhe me nje sistem te pjekur, Windows 95 solli IE si browseri i pare cross-platform, solli suportin e famshem DirectX, nje levizje e zgjuar per tu pushtuar tregun e lojrave, OEM interface , SDK per developersat.
Jemi ne kohen e suportit te skedave grafike dhe fillimet e suportimit te Audios ne 3D (efektet).
Microsoft “BOB” deshton.
Mos u çudit, edhe pse nuk e ke degjuar ndonjehere ka egzistuar dhe ka qene nje projekt i Microsoftit per te zevendesuar Windows 3.1 dhe Windows 95 ne aspektin e perdorimit te leht, pra per ta bere sistemin shume me te thjesht tentative qe deshtoi dhe prandaj nuk flitet shume per te ![]()
Arsyeja? -- Suporti hardware, shume i shtrenjte dhe me shume kerkesa, aq shume saqe perdoruesit filluan te pyesnin “windows apo mac?” keshtu qe doli nga skena duke shenuar nja nga deshtimet me te medha te Windows.
Projekti daton ne 1995.
Perpara se…. WINDOWS 98
Microsoft-i , ne vazhden e punimeve te tij DirectX ne 1996 nxorri dhe Simulatorin e Fluturimeve (loje) duke zene vendin e 5-ste ne rangun e prodhuesve te lojrave, ky version ishte vazhdimi i origjinalit per versionet e mehershme te windowsit. Diçka e habitshme dhe kurioze ishte sene kete kohe Microsoft bllokoi shitjet e Windows ne gjuhen kineze, kjo sepse ishte kunder “komunizmit” apo se ishte rast i volitshem qe te kalonte akoma me shume ne qender te vemendjes?
Boh, kush e di…
Perpara Windows 98 kemi dhe nje AntiTrust kunder Microsoft-it pikerisht per praktikat e tij anti-kompetitive per te mbajtur monopolin, ne kete AntiTrust te firmosur u angazhua dhe Departamenti i Drejtesise, dhe me ne fund gjyqtari njohu se Microsoft ka mbajtur Monopol dhe ka demtuar perdoruesit , rivalet dhe kompanite e tjera.
LOL
Me vone normalisht, mbas ndonje dore te mire lekesh jo vetem qe u hoqen akuzat nga Microsoft por u akuzua dhe gjyqtari per vendimin e marre :$.
WINDOWS 98 apo UPDATE?
Realisht, nga 2 versionet 98 dhe 95 nuk ka ndonje ndryshim shume te madh perveç Failsystemit Fat32, suportit USB, dhe integrimit te Internet explorer ne sistemin baze (me pare ka qene program ekstra), pervç kesaj u shtua dhe Windows Update, shume nga specialistet mendojn se ka qene thjesht nje update dhe jo nje sistem i ri, Une si perdorues i thjesht e ndaj kete mendim, keshtu qe nuk po flasim me shume dhe kalojm tek :
WINDOWS 2000
U ideua per te zevendesuar, dhe Zevendesoi.
Per mua me versionet e tij Sever, Professional, Advanced Server, dhe Datacenter u ideua me shume per te konkuruar monpolin Linux ne fushen e platformave dhe serverave, erdhi me suport wireless dhe versione 64-bit per te suportuar proçesoret ITANIUM te Intel.
Kjo mendoj se eshte e vertete sepse direkt mbrapa Microsoft nxorri Windows ME (Millenium Edition) i programuar per perduresin shtepiak me Movie Maker, System Restore, pra ne fjale te tjera nje sistem “Plug & Play”.
Realiteti: Ishte nje “gaf” e nxituar pasi shpejt erdhen ankesat e konsumatoreve per instabilitet, krashe dhe “THE BLUEZZ SCREEN OF DEATH”
, pasi thjesht Rocks!!
Dhe eshte e çuditshme pasi historia perseritet, per te konkuruar Macintosh ndodhi e njejta gje me Vista ku doli nje sistem shume i paqendrueshem aq sa shume preferonin te rrinin tek windows XP dhe vetem me windows 7 ndodhi ndryshimi, ashtu siç do shohim ndryshimin me:
WINDOWS XP
Ketu vjen dhe suksesi i Micrososft, sepse ky eshte realisht sistemi qe vodhi zemrat e klienteve ![]()
Erdhi me file sistem te ri (NTFS) nje mori aplikacionesh per perdorimin te perditshem, goxha i mire per lojra dhe nuk eshte e veshtire per te kuptuar se pse ende Windows XP eshte sistem i preferuar ne mas.
PS, pika e dobet e Windows XP [a mendoni se Ballmer do kete ndryshuar strategjine e shitjes tek XP?]
Do te shtoj dhe disa detaje qe mund tju pelqejn, ne 2003 Microsoft hengri gjob nga Bashkimi Europian me 497 milion € (mos i mendo se te merren mendt ) pikerisht per akuzat qe u permenden me siper nderkohe qe disfatat e radhes kunder “pirateris” vazhdonin, ja te flasim sot, sa e veshtire eshte te gjesh nje program.exe te krakuar?
Eshte me e veshtire te gjesh origjinalin nga faqet zyrtare, per kete Warez flet vet me shume se rreshtat qe po shkruaj.
Siguria ishte nje tjeter ane negative pasi gjithmon ka vuajtur dhe po vuan, kjo sepse sipas mendimit tim behen ca punet shkel e shko, dhe duhet te ndryshohet zemra e sistemit e cila eshte duke u çuar perpara me patch qe prej 8 vitesh.
Deri ketu besoj se eshte e paditura ne aspektin historik, pjesen tjeter deri tek Windows 7 e njohim keshtu qe besoj se 1:30 min mjaftojn per kete teme lol.
Ja dhe vidjoja plotesuese ku mund te shikoni Windows OS ne vite.
Shikim te Kendshem:
Ne njerezit jemi pak krijesa te çuditshme,
shpesh e dime qe diçka eshte me e mire per ne dhe perseri vazhdojm me ate qe eshte me e keqe e pse?
Sepse “te gjithe te tjeret” e bejn dhe edhe ne duhet ta bejm. Por kjo normalisht nuk eshte diçka qe thuhet, kjo eshte brenda ne subkonshin tone..
Nga ç’fare u tha me siper kuptohet qe eshte nje gjendje mendore dhe jo diçka qe e sjell llogjika, pra eshte nje mur ne mendje i cili nuk mund te kalohet. Dhe per te mos e kaluar kete mure, i shikon qe te japin ç’do lloj justifikimi te mundshem..
Per te mos e bere shume si leksion filozofie po hyjm ne thelb te temes.
Kur themi software i lire menjehere na shkon mendja tek Linux, tek Linus Torvalds, tek R.Stallman tek GNU , FSF e me radhe.. Softwari i lire na sjell disa gjera qe sot po i mohoen gjithkujt:
*PRIVACY – e drejta per te pasur diçka private qe nuk do te jete publike, e kjo mund te jete dhe fotot e familjes, nje filmim kur ke qene i vogel, apo mund te jete programe te caktuara , kod qe po shkruan, apo ç’fare do lloj gjeje tjeter qe ti e do private.
*E DREJTA PER TE PARE PROGRAMET QE EGZEKUTOHEN NE KOMPIUTERIN TEND - kjo absolutisht nuk lejohet ne sisteme si windows ku ti nuk e di se ç’fare proçesesh egzekutohen ne kompiuterin tend, dhe nga ç’fare kodi kane dale programet qe po perdor dite mbas dite, nderkohe qe programet me kod te lire dhe te hapur ti mund ti shikosh, ti ndryshosh dhe asgje nuk eshte e fshehur ne syte e tu, biles edhe vet kerneli i sistemit.
*MODIFIKIMI - Linux te sjell mundesine per te modifikuar programet , dhe vet sistemin deri ne pafundesi, ta personalizosh dhe edhe ta ndertosh vet, njihen distribucione te tilla si arch linux, linuxfromscratch te cilat jane ndertuar pikerisht per keto qellime, mendo nese mund ta besh kete gje ne windows, do te quhej CRACKING dhe do te fusnin ne burg!
*STABILITETI - ua garantoj qe askush prej perdoruesve te windows nuk ja ka idene e kuptimit te kesaj fjale deri sa vjen dhe perdor Linux, kjo per shkak te kernelit te tij monolitik qe e ben nje skedar super kompakt, dhe jo nje sistem si windows qe edhe mbas çinstalimit te programeve qe ke ne kompiuter harron te pastroj regjistrat e sistemit nga zerat e porgrameve, sistem qe ç’do 2 muaj duhet te formatosh sepse thjesht “nuk mund te perdoret me”.
*SHELL – apo terminali, ka qene nje nga sekretet qe solli softwari i lire, nje program super i fuqishem qe mbeshtjell kernelin dhe nese je root (administrator i sistemit) mund te besh ç’fare do lloj gjeje qe ke ne koke me kompiuterin tend.
Microsoft , si imitues i mire qe eshte u perpoq qe ta sillte kete funksion tek windows 7, por pa sukses pasi thjesht ta shpif.
Si rezultat, te gjitha keto qe u permendem dhe te gjitha ato qe nuk kam permendur jane opcione dhe funksione te nje perdoruesi qe do te jete i lire dhe do te kete nje sistem stabel, te shpejt qe mund te bej me te ç’fare te doje dhe te kete besim se sistemi i tij nuk do e le ne balte dhe as nuk do shkoj ne krash dhe as nuk do shikoj programe qe nuk pergjigjen apo programe qe as qe e ka idene se ç’fare kane ne brendesi te tyre.
Si rezultat i asaj qe u shkruajt, softwari i lire eshte per njerez te lire!
Disa nga justifikimet qe degjon nga persona qe jane te fiksuar nga windows:
a)Eshte i veshtire!
Gje qe nuk eshte aspak e vertet, sepse me distribucione si Ubuntu, Fedora, MINT, etj jane krijuar pikerisht si distribucione per te suportuar perdoruesit e windows qe kalojn perhere te pare ne Linux, dhe tek to gjen:
*Instalim te programeve me nje klik
*Suport hardware te fuqishem duke mos pasur nevoje te kryesh instalime “driverash” mbas instalimit baze te sistemit
*Grafike fantastike shume here me te mire se windows , nuk e beson? mjafton te perdorni compiz-fusion ose beryl dhe do shikoni se ç’fare do te thote grafike ![]()
*Kerkim dhe instalim automatik i kodeksave apo i fonteve te sistemit ne rast se nuk hap dot ndonje fail video\audio apo ne raste arkivesh.
*Pafundesi programesh me GUI (grafike) te cilat jane shume te thjeshta dhe shume intuitive ne perdorim.
Shkurtimisht , siç e kam thene ne nje faqe tjeter, edhe gjyshja ime mund ta perdorte
b) Nuk ka programe!
Edhe ky nje gabim goxha i madh sepse o ka programe neper repository te linux ose nuk ka programe ne asnje cep, per kete mjafton qe te shtosh nje repository (web faqe gjigande ku magazinojn programe linux, zakonisht jane vet distribucionet zyrtare qe ofrojn nje sherbim te tille) dhe kjo sjell qe programi te instalohet direkt nga menaxheri i programeve qe e ke te instaluar ne kompiuter e ske nevoje qe te shkosh tek google e te kerkosh “vista codec pack” ta shkarkosh dhe te ndjekesh “next” next next… A eshte kjo me e thjeshte apo forma e Linux?
Nderkohe une do te thoja te kunderten pasi shume programe qe ofrohen per Linux nuk egzistojn per windows, shume platforma programimi etj, e perseri nese jeni te fiksuar mund te instaloni Wine ne Linux dhe kjo ben qe te keni mundesi te instaloni ç’do lloj programi te windows ne linux psh Adobe Photoshop e keshtu me radhe.
Akoma te fiksuar me windows?, mund ta instaloni me virtual machine, psh virtual box eshte shume i mire dhe ja ku e keni dhe windowsin tuaj, akoma te fiskuar me te?
Instalojeni ne dual boot duke ndare hardiskun tuaj ne dy pjese, 1 per windows e 1 per linux.
Shkurt, hidhi nje sy PackMan, Rpm-Fusion, Repositori te Debian, Slackware etj etj.
c) Nuk mund ta perdor ne Internet cafe-n time
Pergjigja, a ka sistem me te mire se ai qe qe ne fillimet e tij eshte krijuar per ate pune?
http://www.zencafe.web.id/
Sistem linux i programuar dhe menduar per internet cafe-t
I Bazuar ne Slackware dhe Zenwalk, eshte goxha i sigurt dhe nuk keni nevoje te isntaloni deep freeze hahah
d) Nuk kam Microsoft Office
Open-Office mendoj se eshte me i mire, dhe per me teper ofron shume gjera qe nuk gjenden tek Microsoft Office, si psh konvertimin direkt te nje faili word ne pdf, ne windows duhet te instalosh program tjeter nderkohe qe ne Linux e ben ne menyre te drejtperdrejt dhe eshte aq i mire saqe mund ta mbrosh nga kopimet, mund ta encriptosh, mund ti vendosesh password etj etj etj.
c) Per webmasterat – eshte nje MUST HAVE sepse shume CMS kerkojn pune me CHMOD dhe chmod nuk egziston ne windows , dhe as apache dhe mysql nuk jane krijuar ne fillimet e tyre per windows por jane thjesht pershtatje.
d) Per programatoret - lol ç’fare tu them, e dine me mire se une , jeni duke e perdorur!
Mos prit me, shkarko Ubuntu-n, ose Fedoren, ose Mint dhe shih vet ndryshimin!.
Nje falenderim i shkon http://alblinux.net/ si pioner dhe suportues i linux-it shqiptare.