Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Linux Ubuntu komanda fsck
Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistem...
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...

Fibrat optike.

Posted By: eldo on 24-02-2009 in Elektronik, i'm a cool Nerd - Comments: 1 Comment »

Ne kete teme dua te pershkruaj pak se si funksionojne fibrat optike qe bejne pjese ne teknologjine me te re per trasmetimin e informacionit.
Kjo teknologji ka zevendesuar kabllot e ndryshem prej bakri duke pasur shum avantazhe.
Fibrat u futen ne tregun e sotem si pasoje e nevojes per te transmetuar informacionin me shpejtesi me te larte per te transmetuar me nje debit te larte (bit/rate) dhe me nje gjeresi brezi frekuencash shum me te madhe.

Keto te fundit mund te prodhohen lehtesisht dhe kane nje kosto shum me te lire.
Si peparsi e tyre eshte dhe fleksibiliteti dhe aftesia e madhe per te punuar edhe ne abjente ekstreme temperatura te larta dhe shum te ulta. Ndertimi i nje fibre eshte shume me i lehte nga ajo cmendojne njerezit ja nje fig ilustruese:

Fiber optike

Fiber optike

Kjo qe shihni eshte nje fiber ku ne qender kemi nje cilinder xhami ne te cilin behet dhe transmetimi i drites. Ne pjesen e jashtme ka perseri nje mbulim prap xhami por me nje koeficet perthyerje 1% me te madh se ai i cilindrit qendror.

Funksionimi i nje fibre.

Nje fiber optike transmeton me nje burim drite i cili mbart nje informacion. Parimi kryesor i punes se nje fibre optike eshte ligji i Snellit. Gjithashtu burimi duhet qe te krijoj ne fiber nje pasqyrim te plote te mbrendshem dhe kjo qe ndodh kur koeficenti i thyerjes se mjedisit te pare eshte me i vogel se ai i mjedisit te dyte qe eshte xhami, pra n1<n2 kur ky kusht plotesohet drita qe futet ne fiber fillon te pasqyrohet ne mynyre zigzage deri ne dalje te fibres. Ja nje fig qe e ilustron:

Nje faktor i rendesishem eshte dhe hapja numerike e fibres qe ka te bej me kendin me te vogel te mundshem qe lejon futjen e drites NA sa me e madhe te jete NA aq me shume e holle mund te projektohet nje fiber.

Burimi i drites.

Burimi i drites apo dhe mesazheri i informacionit te fibres mund te jete nje laser me nje gjatesi vale te caktuar dhe me nje frekuence te caktuar gjithashtu mund te perdoren edhe dioda led te cilat bejne te njejten gje por laserat jane me te mire ne fakt per te bere kete gje.

Llojet e fibrave optike:

Llojet e fibrave optike jane dy llojesh nga menyra e transmetimit te drites ne mbrendesi te tyre. Ato jane SIF (step-index fiber) dhe GIF (graduate index fiber). Ndryshimi midis tyre qendron pasi ne keto te parat e bejne transmetimin e drites ne menyre zigzage ndersa fibrat Gif e bejne kete gje ne menyre te lakuar . Fibrat Gif kane peparsi pasi sinjali i drites ne to ka nje gjeresi brezi frekuencash me te madhe dhe por dhe nje si pasoje nje gjatesi vale me te vogel dhe nuk rekomandohen ne largesi te medha pasi do ti duheshin shume perserites.

Fibrat Single Mode

Keto jane fibrat qe perdoren gjeresisht per largesi te medha dhe kane nje veti qe mund te transmetojne ne largesi te medha pa pasur nevoje per amplifikatore perserites

Fibrat Multi Mode

Perdoren ne raste te vecanta kur kemi largesi te vogla duam shpejtesi te medha dhe gjeresi brezi te madhe me debit te larte.

Fibrat ne pergjithesi mund te perdoren kudo ne telefoni ne transmetime video, audio dhe te dhena ne rastin e internetit etj.

Shum shpejt do te pergatis nje teme mbi burimet e sinjaleve te fibrave sic jane laserat.