Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Linux Ubuntu komanda fsck
Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistem...
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...

Objektet dhe Klasat ne Java

Posted By: arditi on 05-02-2010 in Fillestare, Java - Comments: 1 Comment »

Le ta harrojm per disa momente programimin :)
(kjo teme eshte e kendshme per tu lexuar edhe nga ata qe nuk kane asnje lloj eksperience programimi)
Eshte material shqip rreth “si te programojm” ne vazhden e mesimeve \ ushtrimeve java.

Te mendojm per objektet qe na rrethojn (shiko rreth e rrotull)….

Ne baze te studimeve eshte arritur ne perfundimin se njeriu eshte i prirur ta shohi boten ne objekte,po shoh rreth meje dhe pashe keto objekte:
- kart rimbushese
- liber
- celulari
- karrigia
- tryeza e shkrimit
- monitori
- tastiera
- Kompiuteri :)

Zakonisht te permendesh objekte, eshte me e thjeshte te permendesh jo  objekte, psh ngjyra e makines llogaritese nuk eshte objekt dhe as ajri siper tastieres.
Le te shohim se ç’fare e karakterizon objektin ne boten reale :)
Gjeja e pare qe na vjen ne mendje eshte:

Identiteti - kompiuteri eshte nje (1) pra eshte i plote dhe ka identitet, marrim nje shembull:
Ne rastin e njeriut,  ne bejm kart identiteti per veten tone dhe jo per syrin, doren, kemben pra per pjeset e ndryshme te trupit ose ne rastin e shteteve njihet nje shtet qe ka Identitet sepse te gjith banoret e tij kane nje lloj kulture dhe flasin te njejten gjuhe.

gjithashtu objekti ka:

Gjendje - ne rastin tone kompiuteri ka gjendje te caktuara, i ndezur  i fikur, “ne gjume” , i mbingarkuar e keshtu me radhe tamam siç ka gjendje uji (avull, leng, akull).

Sjellje – kompiuteri karakterizohet edhe nga nje “forme te sjelluri” menyre se si vepron ne situata te caktuara psh kur ne prekim tastieren, kur levizim “miushin” e keshtu me radhe.

Eshte pjese e objekteve te tjera - edhe kjo eshte nje tjeter karakteristik sepse perbehet nga objekte te tjera si ekrani, proçesori, tastiera, memorja etj te cilat te gjitha jane objekte te mirefillta perderisa kane Identitet, Gjendje dhe Sjellje pra nga kjo nxjerrim qe nje objekt mund te jete pjese e nje objekti me te madh ose nje objekt i madh mund te perbehet nga objekte me te vogla.
Ky kusht gjithsesi nuk eshte gjithmone i vertet pasi nese marrim nje laps, lapsi eshte objekt por ngjyra e lapsit ben pjes tek karakteristikat e lapsit dhe nuk eshte nje objekt ne vetvete, pra ne kete rast themi se kushti i katert nuk eshte gjithmon i vertete.

Persa i perket programimit:

Edhe persa i perket programimit, ndodh i njejti fenomen , objektet kane Identitet i cili eshte qelite e memorjes qe okupojne te cilat jane nje grup bitesh dhe ndodhen ne nje vend specifik ne memorje dhe jo ne vend tjeter. Kane gjendje pasi nje objekt ka variabila te cilat kane vlera te cilat percaktojn dhe gjendjen e objektit, pra gjendja e objektit percaktohet nga vlerat qe kane variabilat e tij. Gjithasthu objekti ka Sjellje e cila percaktohet nga “Metodat” te cilat percaktojn se ç’fare duhet te bej objekti, psh main() eshte nje metod shume tipike.

Klasa eshte thjesht pershkrimi i tipit te objektit, pershembull nese ne importojm klasen java.util.Scanner;
import java.util.Scanner;
klasa ka nje emer qe quhet Scanner dhe eshte nje nenklas e util qe do te thote utilities (te nevojshme) e cila eshte nen klas e vet gjuhes java keshtu njehere qe e kemi importuar ne mjafton te perdorim new per te krijuar objektin tone shembull:
Scanner sk = new Scanner (System.in);
Klasa pra siç u tha dhe me siper eshte thjeshte pershkrimi i lloit te objektit dhe mund te jete klase qe e krijojm ne ose mund te jete klas e gatshme qe e perfshijm ne programin tone me “import”.