Jemi tek nje teme ku do te pasurojm terminologjine tone persa i perket termave te rrjetit dhe do te fusim ne kok nje percaktim korrekt te asaj qe kuptohet kur perdorim ato terma.
Duhet fiksuar se shumica e ketyre termave nuk jane standart apo te prere me thik, keshtu qe ne shume raste i gjejm qe jane te perzier me njeri-tjetrin..
Nga titulli i temes kemi: Ndarja e rrjetit behet ne baze te Teknologjise, Madhesise dhe Perdorimit (menyres se si perdoret rrjeti)
Fillojm me
Kjo do te thote se rrjeti ndahet ne baze te menyres se si paisjet e networkut jane te lidhura me njera tjetren, pra teknologjine qe ato perdorin ne komunikim ku mund te permendim:
LAN ose LOCAL AREA NETWORK jane networke qe kane nje karakteristik te perbashket, paisjet e rrjetit lidhen me njeri-tjetrin me ane te kabllit, zakonisht paisje te nje ndertese, zyre, apo edhe me gjere ne nje shkolle etc.
WLAN ose Wireless Local Area Network jane networke ne te cilat paisjet i gjejm te lidhura me ane te valeve radio ne frekuenca te ndryshme, zakonisht ketu nuk jane rrjete shume te medhenj sepse qe te lidhet ne rrjet paisja (pc per shembull) nuk duhet te jete jashte rrezes.
WAN ose Wide Area Network qe eshte i kundert me LAN\WLAN sepse perdoret per te lidhur rrjete te medha me rrjete te tjera qe gjenden shume kilometra me larg ne menyre qe te komunikojn kompiuterat e shqiperise me ato te gjermanis, apo te nje qyteti me nje qytet tjeter. Teknologjia qe perdorin ne lidhje quhet “leased line” dhe eshte nje cirkuit i dedikuar i krijuar midis 2 pikave qe zakonisht jane 2 networke te medha. Nuk do te zgjatemi me shume persa i perket WAN pasi do e çonte temen ne nje nivel tjeter dhe jo nivel fillestar, koncepti kryesor u dha ne fillim.
Siç e thame ne fillim te temes keto ndarje nuk jane standarte, por kemi edhe miksime midis ketyre si psh:
CAN – Campus Area Network, ne te cilin gjendem ne kete moment ku ka nje mori tipologjish lidhjeje midis wWLAN dhe LAN, zakonisht i gjejm te aplikuara ne rrjete Universitetesh dhe sherbejn per te lidhur rrjete te godinave te ndryshme me njeri-tjetrin (psh lidh fakultetin e ekonomis me ate te informatikes e keshtu me rradhe).
MAN – Metropolitan Area Networks, qe mund te konsiderohen edhe si “WAN te vegjel”. Keto jane sherbime interneti te nje krahine apo te nje qyteti, me beni ze kur ti shohim edhe ne shqiperi.
Network , njera nga karakteristika qe u permend tek Konceptet baze te networkut kur u perkufiua fjala Network ishte se network quhet nje koleksion kompiuterash apo paisjesh hardware duke filluar nga 2 e siper keshtu qe ky si term ne kete aspekt eshte nje term shum gjeneral , po po ta marrim ne kete teme Networku mund te kete mijera paisje te lidhura dhe quhet network, dhe po i njejti numer paisjesh te lidhura me njera-tjetren dhe te quhet Internetwork, kjo sepse ne rastin e pare jane paisje qe bejn pjese tek i njejti rrjet, ndersa tek rasti i dyte lidh dy networke me njeri-tjetrin. (ky eshte dhe shpjegimi i Internetworku-t i cili sot quhet edhe si Internet.
Subnetwork , eshte nje pjese (porcion) i nje networku. Quhet Sub (nen) sepse ky grup krijohet ne baze te nje karakteristike te veçant.
Segment eshte nje pjese akoma me e vogel e nje networku, panvarsisht se keto dy terma (subnetwork dhe Segment) perdoren ne menyre zevendesuese per njera-tjetren.
Jo rralle na ndodh te degjojm perveç Internetit edhe Intranet dhe Extranet, po keto ç’fare jane?
Po te shohim tek tema Historia e Internetit do te kuptojm se sapo firmat dhe koroporatat kuptuan rendesine e tij filluan ta perdornin dhe krijuan rrjetet e tyre keshtu qe kur themi Intranet duhet te kuptojm qe kemi te bejm me nje rrjet i cili eshte i perdorshem vetem nga nje grup i limituar personash dhe ne fjale te tjera mund te kesh akses vetem nga ndermarrja \firma dhe ne pergjithesi nuk ke mundesi te shohesh boten e jashtme (internetin) dhe ne te njejten kohe ata jasht nuk mund te hyjn brenda, por me kalimin e kohes u krijua nevoja qe rrjeti i Korporates psh te ishte i aksesueshem dhe nga jasht, keshtu qe ketij rrjeti te ri ju vu emri Extranet.
Mbasi kemi lexuar 2 temat Koncepte baze te rrjetit dhe Mesazhet e Networkut, formatimi dhe emrat sipas OSI mund te shohim edhe kete teme te thjeshte te cilen do e kuptojm duke perdorur analogjine.
Eshte e qarte, qe nese une nisem per tek tregu per te bere pazaret zgjedh:
a) do iki me makine?
b) do iki me biçiklet
c) do perdor mjetet?
d) do eci ne kemb..
Kjo ka te bej me transportin dhe nje pik tjeter qe na intereson ne temen Mesazhet e Networkut, Adresa dhe Transporti eshte dhe Adresa pra tek cili treg do iki? Ku do e bej pazarin ^^ ?
Ndarjet e mesazheve ne rrjet jane ne baze te:
Unicast - ne kete rast origjina eshte 1 paisje dhe destinacioni eshte 1 paisje networku, dhe kjo perben rastin me normal ne komunikimet e sotme te networkut. Ne analogji mund te marrim rastin e nje rrjeti si MSN ku 2 persona jane duke folur me njeri-tjetrin ne Messenger. Ne kete rast paketat origjinohen nga nje paisje dhe kane nje paisje te vetme si destinacion. Transporti eshte si ne rastin kur dergon nje leter, kjo leter ka nje dergues dhe nje destinacion dhe transportohet nga PTT tek destinacioni.
Broadcast – ne kete rast origjina eshte 1 paisje, porse destinacioni jane te gjitha paisjet qe gjenden ne rrjet, keto jane mesazhe qe perdoren per funksione te ndryshme psh per te pare nese paisjet jane online apo perdoren per monitorimin e rrjetit. Pra ky mesazh i shkon te gjith rrjetit dhe eshte njelloj me tellallin njehere e nje kohe qe i jepte lajmin popullit. Pra tellalli eshte paisja qe dergon lajmin ndersa destinacioni eshte i gjith populli.
Multicast – keto jane raste te komplikuara te mesazheve te networkut ku mesazhi ne keto raste i dergohet nje grupi e anetareve te nje networku te cilet plotesojn nje kriter, dhe vetem ata qe jane ne kete destinacion. Kjo eshte si rasti i furnizuesit dhe dyqaneve, psh nje furnizues mishi nuk do shkoj te shesi mishin tek dyqanet e bukes por do shkoj te shesi viçat tek kasapet. Ne kete rast destinacioni edhe pse eshte ne shume vende ka nje kriter te caktuar. Ne rrjet ky rast mund te krahasohet me nje video konferenc kur shefi u flet nenpunesave ne te njejten kohe. Pra videokonferenca eshte e drejtuar tek nje grup i caktuar ne rrjetin e firmes dhe jo tek te gjithe.
AlbanianWizard nuk eshte nje faqe si gjithe te tjerat, si nga tematika, dizajni (i zgjedhur per te krijuar nje ambjent perfekt per lexim e jo pemen e vitit te ri) , objektivat dhe ndihma qe u ofron lexuesve te saj ![]()
Siç e keni vene re, temat qe trajtohen jane tema nga me te ndryshmet qe shume prej jush nuk i kuptojn, (po me ty e kam) dhe ne nuk duam qe te mos i kuptoni pasi eshte kunder objektivit te AlbanianWizard i cili eshte: “Per nje Shqiperi te Ditur”. Keshtu qe:
Vendosem qe ti ndajm temat ne kategori sipas nivelit te veshtiresise ne menyre qe gjithsecili te di se ku te drejtohet per te lexuar , dhe mbasi e ndjen veten se ka perfituar mjaft atehere te kaloj ne nje nivel tjeter.
Niveli Baze eshte per ata qe nuk ja kane idene informatikes dhe kompiuterit, pra jane totalisht te rinj dhe kerkojn informacione baze mbi perdorimin ditor te kompiuterit, ketu mund te gjeni zgjidhjen e shume problemeve tuaja me nje fjalor te kuptueshem, tema te shkurtra te shoqeruara me figura, skema apo dhe video.
Niveli Mesatar i cili eshte per ata qe dine diçka nga informatika, nuk them shume por e kane nje koncept se ç’fare eshte kompiuteri, perdorin pa problem browserat , hapin emailin, perdorin programet e chatit, dine te kontrollojn ne google, e kane idene se ç’fare eshte networku, koncepte baze mbi programimin.
I’m a cool Nerd eshte per studentet e informatikes, te apasionuarit per persona qe ja kane idene informatikes ne pergjithesi dhe nuk kane veshtiresi per te kuptuar terminologjine perkatese.
MutherFhacker – do not Enter
[per qejfin tone
pakices ]
Kjo ndarje nuk vlen vetem per temat e Arkitektures dhe Assembly, pasi aty normalisht vihet metri per ata qe jane IT apo studjojn IT-n.
Kjo nuk ndodh shpesh, por ne raste te tilla ne mund tju vijm ne ndihme ne nje kohe te shkurter. Mjafton te dergoni nje adrese email tek adresa ime email
me temen qe kerkon (pershkruaje mire) dhe ne do ta postojm ate ne blog.
Kjo sigurisht mbasi ke perdorur boksin “Kerko” qe eshte ne fund te faqes. Navigimi eshte i thjesht, mund te lexoni ne baze te Etiketave, Arkivit, Autorit, Komenteve etj. Mos harroni te qendroni te abonuar, mjafton te klikoni ketu tek feed dhe do te lajmeroheni sapo te postohet nje teme e re ne AlbanianWizard.
Nese ka paqartesi, kerkesa, sugjerime .. Komentet ne kete faqe jane hapur keshtu qe mund te pergjigjeni ketu.
Shume networke perdorin sot packet switching si teknologji komunikimi ku dergojn nje grumbull te dhenash nga nje paisje networku tek tjetra. Edhe pse fjala “paket” duket ne kete metode, fjala me e pershtatshme per te pershkruar kete fenomen quhet “Mesazhe”. Mesazhet pra jane struktura te perdorura per te derguar informacione ne rrjet. Kjo terminologji hera-heres eshte shume e pershtatshme sepse ndihmon ne pershkrimin e pershtatshem per permbajtjen qe ka paketa, apo shtresen network ne te cilen po punohet. PSH:
Paket – eshte nje term qe perdoret per te pershkruajtur mesazhet qe dergohen ne shtresn e OSI-t qe quhet Shtresa Network. Pikerisht per kete arsye degjojm shpesh “Paketat IP” panvarsisht se si term perdoret edhe per te pershkruajtur ç’faredolloj mesazhi ne ç’faredolloj shtrese te Networkut.
Datagram – ky term eshte gati sinonim me Paketen, dhe e gjejm shpesh te perdoret per teknologjite e shtresave te networkut. Gjithashtu perdoret si referim per te pershkruar nje paket ne nivelet me te larta te OSI-t.
Copezat – (frame) ketu behet fjale per nivelet e uleta te shtresave OSI, per kete arsye perdoret me shpesh ne shtresen data-link. Me raste perdoret edhe ne shtresen Fizike. Frame, apo Korrniza si emer na thote se eshte Pjesez, cope e diçkaje me te madhe dhe na le te kuptojm se formohet duke marre Mesazhe te nje niveli me te larte dhe duke i copetuar ato ne copa me te vogla te nevoitura per nje nivel me te ulet.
Qelit – Paketat dhe Copezat (frames) mund te kene madhesi te ndryshme ne baze te permbajtjes qe kane ndersa qelite kane nje madhesi te fiksuar e cila nuk ndryshon psh mesazhet prej 53 bytesh te derguara ne Asynchronous Transfer Mode (ATM) quhen qeli (cells). Ashtu si Copezat, ato operojn ne shtresa te uleta te OSI-t.
Komunikimi ne rrjete te lloit packet-switched eshte i bazuar ne shkembim e artikujve qe ne pergjithesi quhen mesazhe. Keto copeza informacioni mund te quhen dhe Paketa, Copeza, Datagram, Qeli ne baze te protokolleve dhe shtreses se networkut ne te cilen po perdoren.
Me siper u trajtua per menyrat se si Mesazhet perdoren nga nje protokoll e shtrese tek nje tjeter, por realiteti eshte qe diferencimet duhet te behen ne baze te permbajtjes se tyre. Per tu fiksuar eshte se ç’do protokoll perdor nje menyre te veçant formatimi qe e ben te ndryshoje nga nje protokoll tjeter.
Kreu – Informacion i cili eshte i renditur perpara te dhenave (ngarkeses\permbajtjes) i cili permban informacionin e kontrollit, qe jane informacione me rendesi sepse percaktojn karakteristikat kryesore te mesazhit pra “si, qysh , tek” te dhenat qe vijne mbrapa do te interpretohen, ç’fare madhesie kane etj..
Te dhenat – Te dhenat jane informacioni real i cili do te shkembehet, mund te jene ne madhesi te ndryshme dhe gjenden ne qender te Mesazhit. Ne disa raste nje Mesazh mund te jete pa te dhena , ne keto raste mund te perdoret per te kontrolluar komunikimet (psh per te filluar apo mbyllur nje komunikim).
Footer – si te themi “perfundimi” i Mesazhit, nuk shume ndryshim nga Kreu (headeri) sepse pak a shume permbajn te dy informacione kontrolli.
Formati i pergjithshem i Mesazheve te Networkut eshte i perbere nga Kreu, Te Dhenat, dhe ne disa raste Footeri. Mesazhi i futerit nuk ka ndonje ndryshim ne funksion nga ai i Kreut (headerit) perveçse ne pozicionim (kreu ne fillim, fundi ne fund). Futeri perdoret vetem ne disa raste, psh rastet kur te dhenat ne fushen e “TE DHENAVE” llogariten gjate kohes se transmetimit.
Akoma me me rendesi eshte se siç u permend me siper ç’do mesazh i nje protokolli te caktuar ka Headerin dhe Footerin e tij i cili ndryshon nga nje tjeter, kete Header dhe Footer do e fusim tek Protocol Data Unit (Njesia e protokollit te te Dhenave) PDU perderisa percaktojn dhe protokollin ne baze te te dhenave. Ndersa vete te Dhenat qe permban Mesazhi do i fusim tek SDU (Service Data Unit) per shkak se te dhenat jane rezultat i sherbimit ne realitet dhe nuk percaktojn protokollet.