Objektivi i kesaj teme eshte paraqitja modeste e mundesive reale qe paraqet google si motorr kerkimi.
Do te shohim se si mund ta perdorim google per te kerkuar ato qe na interesojn duke i drejtuar motorrit te kerkimit *pyetje* e duke marre pergjigjen e deshiruar..
Nese deshirojm te kerkojm per proxy ateher shkojm tek www.google.com dhe tek Search shkruajme inurl:nph-proxy.cgi intitle:Start Using CGIProxy ku inurl do te thote *ne url-n* qe i thote google-it te kerkoj ne linqet qe jane nph-proxy.cgi dhe *intitle* do te thote “ne titull” dhe i thote motorrit te kerkimit te kerkoj te gjitha ato faqe qe kane <title> TITULLI</title> sipas kriterit te kerkimit. Nje menyre tjeter per te ber te njejten gje eshte te kerkojm me intitle:Start Using CGIProxy filetype:cgi
Siç e pame rezultati u permirsua, kjo sepse shume faqe jane *fallco* dhe thjesht krijojn url ne baze te kerkimeve qe bejn perdoruesit dhe jane te mbushura me ads (rreklama). Ne kete kerkese qe beme ndryshoi filetype, e ç’fare eshte kjo? filetype do te thote *lloi i failit* dhe i themi google qe ne rezultat te paraqesi vetem failet qe na interesojn, psh mund te jene filetype:pdf,mp3,avi e keshtu me radhe.
Me ndodhi perpara disa ditesh qe te kerkoja disa libra dhe thash, meqenese nuk ben te perdorim warez, po perdorim menyrat e ligjshme. Te pakten deri tani nuk e ka bere njeri te paligjshme perdorimin e google apo gaboj?
Po e zeme se po kerkojm nje liber te no starch press, psh Write Great Code Volumi 1, 2 eshte nje liber shume i bukur, te shohim se ç’fare na thote google, provojm intitle:”index of /” + intext:”write great code” dhe po te shohim mbas 2 – 3 faqeve mund te hyjm drejtperdrejt ne faqet e indeksuara nga google dhe te shkarkojm librin direkt nga serverat, normalisht query mund te modifikohet duke preferuar psh te kerkohet direkt ne url, apo duke synuar ne lloin e failit apo duke perdorur *intext* ne raste kur duam te kerkojm per permbajtje.
Per filma, e mp3, e gjera te tilla nuk po shkruaj, besoj qe qe tani e keni te qarte se ç’fare duhet te beni. Keshtu qe po kalojm tek diçka akoma me interesante:
intitle:”not for” filetype:pdf | doc site:gov | mil
Me kete *pyetje* i themi google te na gjej faile pdf | (ose) doc ne webe qe kane domain .gov ose .mil me titull “not for” dhe zakonisht jane not for publication apo not for implementation e te tjera si keto, shume materiale jane dhe shokuese. Pra me kete mesuam qe | perdoret si “OR” qe do te thote “OSE” dhe ne i themi failet te jene ose pdf, ose doc, siti te jete ose gov ose mil dhe google na paraqet rezultatet e kerkimit.
Me ane te ketyre lloj kerkimesh ne google mund te arrihen te dhena shume delikate, duke filluar qe nga passwordet dhe konfigurimet e webeve te ndryshme, deri tek aksesi direkt ne kamera te ndryshme neper bot, pa perjashtuar rastet per kamerat e policise, apo kamerat e qarkullimit rrugor. Meqe ra fjala, vizitoni faqet qe u dalin nga keto query ne google:
intitle:”my webcamXP server!” inurl:8080 | 81 | 7979 ose kerkoni per kamer Cannon te cilat mund ti kontrolloni dhe ju direkt online, nuk e besoni?, provoje duke kerkuar me inurl:”sample/LvAppl/” intitle:”LiveApplet” dhe klikoni tek ^Start Control^ dhe mund te levizni kameren, po ashtu dhe shume lloje kamerash te tjera psh, http://60.37.111.131/sample/LvAppl/LvAppl.htm mund te shikoni live uren e san fransiscos e keshtu me radhe.
Shpresoj qe ka qene sadopak ilustrativ per te kuptuar fuqite reale te nje motorri kerkimi si google.
Enjoy
Pershendetje,
Sapo ngarkuam disa video te reja, kesaj radhe videotutorialet jane drejtuar webmasterave shqiptare, ne keto video demonstrohet qarte instalimi i shume CMS-ve te ndryshem.Objektivi i ketyre videove eshte qe mbas shikimit te tyre perdoruesi te mos kete me veshtiresi ne instalimin e ç’faredo CMS-je.
Ne ndryshim nga videot e tjera tek keto video ofrohet kualiteti maksimal pasi jane te hostuara ne server (tek miqte tane dokosoftware.com) keshtu qe nuk do keni probleme ne shikim.
Failet video jane .ogv (eshte free dhe open-source si linux
)
Do te shihni:
08.Si te instalojm Tikiwiki
09. Si te instalojm Nucleus
10. Si te instalojm OsCommerce
11. Si te instalojm phpBB3
12. Instalimi dhe konfigurimi baze i phpMyAdmin
13. Si te instalojm phpNuke
14. Si te Instalojm PuneBB
15.Si te instaloj Cutenews
16. Instalimi i Coopermine
Shikim te kendshem.
http://albanianwizard.org/videotutorialeshqip/index.php
Pershendetje,
Kesaj radhe do te shohim nje teme e cila stimulon logjiken e programimit sepse duke vendosur limite atehere programatori detyrohet qe te bej nje hap perpara (cilesie) dhe detyrohet ne te njejtin moment ne koncept me te mire te algoritmeve.
Ky ushtrim eshte thjesht koncept, eshte sjelle nje shembull nga bota reale ku simulohet nje program i cili eshte pergjegjes per presionin (fryrjen e gomave ne dpi) te makinave te garave ne pit-stop.
Ushtrimi i pare, eshte shume i thjesht dhe mund ta shikoni ne linkun e meposhtem:
http://albanianwizard.org/Postokodin/40
Ky eshte shembulli , nderkohe qe sfida
eshte te ndertohet nje ushtrim me kete kerkese.
Ja fillimi i zgjidhjes se ushtrimit.
NUK lejohet qe te perdoret while ne zgjidhjen e ushtrimit si dhe per variabilen boleane te perdoren me shume se 1 variabel.
Ja kerkesa
/*
http://albanianwizard.org
arditi*at*hush*pik*ai
Liçence GPLv3
——————————–
Zhvillimi i ushtrimit tek Pitstop.java
Kesaj here perveç kerkeses se ushtrimit te pare
duhet te kontrollojm qe gomat te jene dhe ne rrezen e duhur (midis 35 dhe 45).
Nese ndonjera nga gomat eshte jashte rrezes, printo nje mesazh per gabimin
por vazhdo duke koleksionuar te dhenat.
Perveç kesaj, krijoni nje (1 te vetme) variabel boleane “start” ku eshte ne pozicionin true
kur nuk ka gabime por kalon ne false kur presioni i gomave nuk eshte ne rrezen e duhur.
*/
import java.util.Scanner;
public class Pitstop1
{
public static void main (String[]args)
{
//Variabilat
int parad, param, mbrapad, mbrapam;
boolean start = true; //Na duhej nje variabel boleane
[true ose false]
Scanner inPuti = new Scanner (System.in);
//Marrim te dhenat nga perdoruesi
…………………………………
Zgjidhja gjithsesi do te publikohet mbas 1 jave ![]()
Ne ndihme te atyre qe pranojn sfiden, ky ushtrim eshte i drejtuar me shume bazave te algoritmit dhe logjikes qe me nje rresht kodi mund te shprehesh nje mendim qe zgjidh ne teresi ushtrimin edhe pse ne perdorim eshte vetem 1 variabel boleane
Ne kete moment qetesie, ndalova per nje moment per te pare vizitoret e rastit duke i lejuar vetes te shihja mbi origjinen e ip-ve.
Çuditerisht, vizitoret qe perdornin windows xp nuk ishin shume ne avantazh me ata qe perdornin linux, ku tek keta kishte dhe qe perdornin konquerror.
Ip-t per fat te keq derivonin te gjitha nga shtetet e huaja ku mbizoteronte gjermania\shba\franca\italia, kjo ishte vetem per pak kohe, por gjithsesi ky ishte nje analiim per nje kohe te shkurter ku u numuruan rreth 64 vizita ku lexoheshin postimet e fundit.
Thashe fatkeqsisht sepse nuk pashe ip shqiptare, max pashe nga maqedonia , por u falet do jeni ne gjume (shpresoj).
Me behet qejfi nga nje ane qe ka vizitor linux, e sidomos kur shoh tek ip-t hoste te universiteteve neper bot, ajo qe me pelqeu me shume ishte nje host nga trendmicro
, ka ndonje shqiptar qe punon atje?
Mire, spo ju lodh me shume, shpresoj qe te perparojm sa me shume ne fushen IT, te ndajm informacione te pastra te pa ndikuara nga politika\ekonomia etj.. e di per disa e verteta eshte ca e hidhur por mbetet e vertet dhe shume ka qe duan te hapin syte.
Le te jemi edhe nje web *free your mind* pse jo !