Aty ku leximi eshte kenaqesi :)
Paradoks ne Universitetet Shqiptare
Mund te thoni se me pelqen kritika, porse nuk eshte e vertet. Me pelqen te them fjale te mira , te lavderoj por jo pa vend. E pra kete teme po ja dedikojme pedagogeve tane te dashur (nese jane te tille). E nga tja nisim :/ , eshte fjala per fakultetet e informatikes , per te tjerat qe nuk kam njohuri nuk mund te flas. Shumica e atyre qe pergatisin sot "eliten" shqiptare te informatikes, inxhin...
Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit
Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua "Inter-Network-u" dhe morem nje ide per ç'fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin 'sot' per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi. Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, ...
Te zgjerojm limitet e iptables
Jemi ne nje nga temat me * ketu ne albanianwizard.org, them me * sepse ky eshte nje koncept origjinal i patrajtuar me pare, koncepti eshte te kthejm Iptables firewall ne IPS (Intrusion Prevention System), dhe shkrimi eshte paksa i nje niveli te avancuar (kjo edhe pse jane koncepte te reja dhe jo diçka e perditshme) keshtu qe nese nuk  keni informacione se ç'fare jane: buffer overflow sql inje...
Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D
Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows. Fillojm, Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne: Fedora : yum install virtualbox-ose Debian : apt-get virtualbox-ose Slackware : installp...

CAPTCHA javascript decoder

Posted By: eldo on 31-01-2009 in IT, i'm a cool Nerd - Comments: 1 Comment »

Ja ku eshte zbuluar dhe nje menyre e  re per te kaluar sigurine shkronjore te disa webeve sic jane Megaupload. Kjo gje behet me ane te nje skripti ne javascript i cili ben njohjen optike te elemente grafik shkronjor duke hedhur poshte sigurine e ngritur nga keto Web-e. Sistemi punon ne baze te  Html 5 Canvas i cili percakton figuren me ane te funksionit getImageData dhe me pas cdo gje futet ne nje rrjet neural elektronik i programuar ne javascript i cili duke kapur pixelat ben te mundur kthimin e tyre ne nje kod binar qe me pas dekodohet ja te shohim dhe kodin e programuar per MEGAUPLOAD:

http://userscripts.org/scripts/review/38736

Pra sic shihni programi mbush vete fushat duke u bere mjaft njerzor.
Do te thoja qe ky script eshte vertete nje kryeveper kush merret me programim duhet patjeter ta shikoj
mua me ka pelqyer jashtemase, ketu kemi te bejme me inteligjence artificiale.

Lind televizioni i pare IT shqiptar..

Posted By: arditi on 28-01-2009 in Fillestare, Lajme - Comments: 3 Comments »

Kam kenaqesine per te lajmeruar te gjith dashamiresit dhe te apasionuarit e Information technology, sistemistet, pentesterat :D , programuesit etj per lindjen e nje televizioni te ri totalisht i dedikuar IT-s.
Te gjitha videot jane te zgjedhura me kujdes, dhe temat po ashtu jane te zgjedhura.
Kerkojm ndjese per momentin sepse temat jane ne anglisht panvarsisht se jane marre nga specialistet me te njohur te kohes..
Persa i perket videove ne shqip, nese do ta kemi mundesine do i bejm, e nese jo nuk do i bejm xD.
Per ta vizituar klikoni ne linkun siper ose ketu:
http://albanianwizard.org/aw-it-tv/
Tani per tani temat jane me shume te drejtuara drejt security, por nuk do mungojn kanalet e tjera dhe sistemimi i tematikave te ndryshme.

Ta gezojm :)

Deklarimi i nje metode me parameter ne OOP | Java

Posted By: arditi on 27-01-2009 in Java, Niveli Mesatar - Comments: 1 Comment »

Ne kete teme do te trajtojm ne menyre sa me te thjeshte deklarimin e nje metode dhe shtimin e nje parametri te saj kur kemi te bejm me OOP aka Object oriented programming.
Ne kete shembull te thjesht po supozojm kete lloj situate..
Ne kemi krijuar nje platforme te madhe nga e cila perdoruesit duke shkruajtur emrin e sherbimit do te marrin akses ne sherbime te ndryshme..
Kjo ndodh per motive sigurie, psh krijimi i nje postoblloku te madh i cili eshte ure lidhese per te gjitha sherbimet e tjera si servera, hoste virtuale, sisteme operative, etj te gjitha keto ne web interface (supozohet te jete i egzekutueshem ne apache tomcat).
Pra ne fjale te tjera nje ure lidhese sigurie, qe kerkon login\username id etj per te kaluar me vone tek sistemi tjeter..
Normalisht kodi eshte i thjeshtuar ne maksimum dhe ben thjesht ne baze te nje parametri paraqitjen e nje “println” te thjesht me nje mesazh welcome..
Tani mund te japim nje veshtrim te shkurter se ç’fare quajm “metode” dhe “parameter” ne java.
Me metod nuk besoj se ka shume per te shkruajtur pasi dihet qe akoma me ne shqip eshte nje menyre, pra menyre se si ne bejm diçka te caktuar dhe ne java kemi metoda te percaktuara nga vet gjuha si psh public ne vetvete eshte nje metod thirrjeje qe thote se kodi ne vazhdim eshte i perdorshem nga te gjith, apo kemi metod headeri e keshtu me rradhe..
Veç ketyre kemi edhe metoda te cilat i krijojm ne.
Psh, ne krijojm nje metod se si duhet te veproj nje program ndaj nje reaksioni te caktuar te sistemit operativ, dhe normalisht programi ben ate per te cilen eshte programuar metod e cila po ashtu eshte e krijuar nga ne per nje funksion te caktuar, me gjere do e shohim me shembullin kur te paraqesim dhe kodin.
Po parametri?
Parametri eshte i lidhur ngusht me metoden.
Marrim nje shembull..
Dikush programon, dhe themi se “ai programon” dhe kjo eshte nje metod, por kur themi ai programon me eclipse ose me thjesht bash atehere ketu kemi te bejm me nje parameter, ose psh nje makine mund te eci me shpejtesi, ashtu siç mund te eci me ngadale.
Kujdes, mos ngaterroni parametrin me atributin.
Vazhdojm tani me programin tone te vogel.
Po fillojm me failin Parametri.java dhe ketu eshte edhe thelbi, panvarsisht se eshte shume i thjeshtuar
http://albanianwizard.org/Postokodin/24
Siç e shohim paraqitMesazhin ( String emriISistemit ) perben temen qe ne po trajtojm.
paraqitMesazhin eshte metoda, kurse per parameter po perdorim String ne kete rast dhe parametri eshte emriSistemit qe e kerkojm ne output tek pjesa vazhuese.
Vazhdojm tani me failin Objekti.java ne te cilin krijojm objektin dhe bejm pjesen me te punes.
http://albanianwizard.org/Postokodin/23

Ne kete pjese duket qarte qe mbasi krijojm objektin parametriIm perdorim String emriISistemit per te perdorur parametrin e deshiruar.
Failet duhet te jene ne te njejten direktori, per ti kompiluar japim  javac Parametri.java Objekti.java dhe per ti egzekutuar japim java Objekti
Nese ka pyetje…

SFCK 2009 Software Freedom Conference of Kosovo

Posted By: arditi on 24-01-2009 in Lajme - Comments: 2 Comments »

Konferenca e lirise, ne nje vend te lirise :)
Ne prishtine do te organizohet, dhe do te kisha shume deshire te isha aty, por e di qe jam pak larg dhe skam mundesi.
Per te gjithe shqiptaret, kush ka mundesi duhet te marri pjese, ka mundesi te jete edhe Stallman :D

Mund ta lexoni komplet materialin nga miqte tane te Truri.com.
http://www.truri.com/Lajme/155.html